Kah mund të shkojë çështja e veriut të Kosovës?

Picture of INA
INA

01/07/2023

Shkruan: Avni Klinaku

Që nga përfundimi i luftës dhe çlirimi i Kosovës nga pushtuesi serb, veriu i Kosovës ka qenë problemi më i rëndë dhe që e ka mbajtur Kosovën peng si në zhvillimin e saj të brendshëm, ashtu edhe në integrimet kombëtare e ndërkombëtare.

Kohëve të fundit kjo çështje ka dalë në pah me gjithë seriozitetin e saj dhe situata ka filluar ta marrë trajtën e vërtetë. Kjo çështje tanimë kërkon urgjentisht një zgjidhje, përndryshe rrezikon ose të shpërthejë edhe një luftë, ose të mbetemi në një status quo për dekada të tëra.

Cilat janë drejtimet që mund të marrë çështja e veriut:

1) SHTRIRJA E SOVRANITETIT ME FORCË – Ky është drejtimi të cilin e preferon (për shkak të populizmit) më së shumti qeveria aktuale në krye me Albin Kurtin. Ky drejtim apo kjo mundësi e zhvillimit të ngjarjeve në veri të Kosovës është më e rrezikshmja dhe me pasojat më të mëdha e më afatgjate për Kosovën e për krejt kombin shqiptar. Është kështu jo vetëm për shkak të fuqisë së serbëve e Serbisë, por, në radhë të parë, për shkak të qëndrimit dhe kundërshtimit të NATO-s e të krejt faktorit ndërkombëtar perëndimor. Apo ndoshta edhe për shkak të kombinimit të këtyre dy faktorëve, kombinim që do të ishte fatal për Kosovën.

2) SHTRIRJA E SOVRANITETIT NË MARRËVESHJE ME SERBINË – Që nga shpallja e pavarësisë, e veçanërisht që nga viti 2011 (fillimi i dialogut Kosovë-Serbi) janë bërë përpjekje të vazhdueshme që Kosova ta shtrijë sovranitetin në veri përmes bisedimeve, përmes kompromiseve me Serbinë. Ky është drejtimi i dëshiruar i faktorit ndërkombëtar (posaçërisht BE – Rusi) dhe i PDK-së, LDK-së e AAK-së (për shkak të servilizmit e karrierizmit të tyre). Ky drejtim, në rastin më të mirë, e lë Kosovën këtu ku është, ndërsa me zhvillimin e këtij drejtimi, kompromiset shkojnë duke u rritur në proporcion të zhdrejtë me funksionalitetin e shtetit të Kosovës (qëllimi i vërtetë i Serbisë).

3) SHKËPUTJA E VERIUT NGA KOSOVA; Në rast të dështimit të drejtimit të dytë (shtrirja e sovranitetit me ndihmën e Serbisë), atëherë do të aplikohej drejtimi i parë, drejtim i cili tanimë ka filluar të aplikohet nga qeveria Kurti. Ky drejtim i zhvillimit të ngjarjeve nuk i lë hapësirë më asnjë lloj marrëveshjeje dhe i hap rrugë drejtimit të tretë – vetëqeverisjes së veriut, apo shkëputjes së plotë të tij, por që në mënyrë të pashmangshme do të përcillet me tensione të larta nacionaliste, e deri të mundësia e rifillimit të një lufte. Por ka edhe një drejtim tjetër të zhvillimit të ngjarjeve: RECIPROCITETI NË TË DREJTA NË MES TË VERIUT TË KOSOVËS DHE KOSOVËS LINDORE (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) DERI NË RIPËRCAKTIM TË KUFIJVE. Ky drejtim i zhvillimit të ngjarjeve (sado që sot duket i pamundur) është rruga e vetme e duhur për Kosovën, zhvillim i cili çon drejt një zgjidhjeje të drejtë e të përhershme të të gjitha problemeve me Serbinë dhe Kosovën e bën plotësisht funksionale e të aftë për zhvillim të brendshëm e integrime, qofshin ato kombëtare apo ndërkombëtare

TË FUNDIT
2 ditë
BDI në “lucidum intervallum”
2 ditë
Demokratët të ndarë për kandidatin për president pas largimit të Biden, kush do t’i prijë garës?!
3 ditë
Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!
3 ditë
Pa shqiptarët në të, Maqedonia jo vetëm emrin e flamurin, por do e ndryshonte edhe pamjen!
5 ditë
Sa ortodoksë e katolikë banojnë në Shqipëri?

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

naser-pajaziti

BDI në “lucidum intervallum”

vullnet poshka biden

Demokratët të ndarë për kandidatin për president pas largimit të Biden, kush do t’i prijë garës?!

adnan azizi

Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!

Kim Mehmeti

Pa shqiptarët në të, Maqedonia jo vetëm emrin e flamurin, por do e ndryshonte edhe pamjen!

Eduard Zaloshnja

Sa ortodoksë e katolikë banojnë në Shqipëri?

Kim Mehmeti2

Shqiptarët shtohen, e Plazhi i Madh i Ulqinit mbetet saç ka qenë!

naser-pajaziti

Propaganda për të nxirë bregdetin shqiptar!

dijana toska

Të jetosh në mesin e derrave!

Orban Putin

Orban krijoi pakënaqësi me takimin me Putin e Xi, A mund t’i hiqet Hungarisë Presidenca e Këshillit të BE-së?

INFO

NA NDIQ