Kahremani ka një paralajmërim

Paralajmërohet parti të re nëse Gjykata nuk e cakton Nexhmedin Kahremanin si ushtrues detyre në pozitën e kryetarit të partisë BESA, njoftojnë për “TV 24” nga krahu i Shkupit që të shtunën me shumicë është shkarkuar Bilall Kasami, transmeton Zhurnal.

Nga këtu për “TV 24” thonë se është ngritur padi deri tek Gjykata Administrative, që të shkruhet emri i Kahremanit si kryetar legal i partisë.

“Padia është ngritur, me padinë edhe procesverbali nga mbledhja ku ishte shkarkuar Bilall Kasami.Nga gjykata varet se “BESA” a do të vazhdon të ekziston ose prapë do të krijojmë parti të re” thotë për “TV 24” funksionar i lartë partiak nga krahu i udhëhequr prej Kahramanit.

Ndryshe dje Bilall Kasami i ka shkarkuar nga funksionet partiake Afrim Gashin dhe Skender Rexhepin.