Kalabria kërkon të punësojë mjekë shqiptarë, paga 3500 € në muaj plus 1200 € për jetesë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18/02/2023

Nevoja territoriale kalabreze nuk përballohet nga mungesa e personelit, e për këtë arsye qeveria lokale ka nisur punën për të huazuar mjekë e profesionistë të shëndetësisë dhe nga vende të tjera, mes të cilave Shqipëria.

Kalabria ky rajon jugor i Italisë me gati 2 milionë banorë ndodhet në vështirësi organizative për të përballuar sistemin shëndetësor për popullatën me një deficit financiar rreth 1 miliardë euro.

Spitalet, qëndrat mjekësorë, poliklinikat, janë në mungesë të 2400 mjekëve, e fakt që po con në kolaps shërbimin shëndetësor publik për banorët,

Komisari i jashtëzakonshëm për shëndetësisë i caktuar nga qeveria Draghi e Meloni, njëherësh Guvernator i këtij rajoni, Roberto Oçhiuto ka deklaruar pak orë më parë se po verifikojnë mundësitë për të puënsuar mjekë nga Shqipëria, pasi dhe konkurset e hapura për të puënsuar mjekë nga e gjithë Italia nuk po japin rezultat. Një marrëveshje të tillë rajoni i Kalabrisë e ka kryer pak muaj më parë me Kubën.

Prej janarit 2023, 51 mjekë kubanë, 13 femra e 38 meshkuj kanë mbërritur në Kalabri për të ofruar shërbimin e tyre profesional në këtë territor e 450 mjekë të tjerë kubanë priten të vijnë së shpejti.

Punësimi i tyre është arritur falë një marrëveshje që rajoni i Kalabrisë ka arritur ne shoqërinë kubane “Comercializadora de Servicios Medicos Cubanos S.A.” e cila garanton shërbimin me punonjës shëndetësorë të specializuar sipas kërkesës së rajonit të Kalabrisë.

Për cdo mjek kuban ky rajon paguan kompaninë me 3500 euro në muaj plus 1200 euro neto për të mbuluar shpenzimet e jetesës.

Për cdo mjek kuban rajoni i Kalabrisë shpenzon 4700 euro në muaj, e kjo marrëveshje nëse mbërrijnë të 497 mjekët e parashikuar do t’i kushtoj këtijrajoni 28 milionë euro në vit. Kontratat e puënsimit janë me skadencë 3 mujore.

Një marrëveshje të ngjashme rajoni i Kalabrisë pritet të nënshkruaj dhe me Shqipërinë në rast se arrihet dakortësimi.

Pa dyshim një iniciativë e tillë duket e papërshtatshme për kushtet në të cilat ndodhet sistemi shëndetësore shqiptarë, ku në majft qytete e komuna ka një mungesë të personelit mejkësorë e të shërbimit mjekësorë.

Këto mungesa kanë bërë që mjaft pacientë për të marrë një shërbim e kurim të specializuar u drejtohen qëndrave të mëdha të banimit e sidomos kryeqytetit Tiranë.

Shqipëria ka infrastrukturë të dobët shëndetësore si në shërbimin e personelit, në fonde për rimbursim kurimi apo dhe në ambiente spitalore. Shqipëria renditet e para në Europë për një përqindjen të lartë të popullsisë që nuk përballohet nga ekzaminime shëndetësore.

Sipas EUROSTAT më 2020, 7.8% e popullsisë shqiptare nuk kishte mundësi për kontrolle mjekësore.

Vëstirësitë e sistemit shëndetësorë shqiptarë për mungesë personeli janë dokumentaur dhe në raportet institucionale e një kërkesë e tillë nga Kalabria është për momentin e papashtatshme të merret në konsideratë. Por fjala e fundit e përgjigja u mbetet institucioneve shtetërore shqiptare./OraNews.tv

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1058

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

08640000-0a00-0242-2f7c-08d9c5599401_w408_r1_s

Irani nis dronë drejt Izraelit si shenjë hakmarrjeje

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

INFO

NA NDIQ