Kalimi nga Aleat tek shteti/ Balla aplikon në zyrat e “IdentiTek” për rinovimin e pasaportës biometrike

INA
INA

03/08/2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla aplikoi sot që në orët e para të mëngjesit për rinovimin e pasaportës biometrike.

Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokunenteve të identifikimit, kryhen prej 1 gushtit nga kompania shtetërore “IdentiTek”.

Për t’u pajisur me karta ID dhe pasaporta, qytetarët duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare.

Edhe Ministri Balla ka ndjekur të njëjtën procedurë, pas marjes së kuponit është paraqitur në zyrat e “IdentiTek” për të vijuar me depozitimin e të dhënave biometrike

Shtetasit që kanë blerë kuponët e vjetër me logon e ish-koncesionarit, dhe që nuk i kanë përdorur, tashmë kanë mundësinë t’i shkëmbejnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, pranë Postës Shqiptare.

Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” duan të sigurojnë qytetarët se pagesat e bëra, do të jenë të vlefshme përmes procedurës së shkëmbimit të kuponëve të vjetër, me të rinjtë.

Prej ditës së sotme në sportelet e Postës Shqiptare qytetarët do të gjejnë edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar (Fast Track).

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuvendi shqiperise incident rrahje

Miratohet në pak minuta “Buxheti 2024”, mbyllet seanca mes tymueseve dhe shpërthimeve

edi rama

Rama: Nëse Kosova e pranonte projektin tim për Asociacionin do të kishte rezultat më të mirë

IMG_7012

“Ore lepurush ta heq gurmazin”, “luftë” në Kuvend ende pa nisur seanca, deputetët kërcënojnë gardën (VIDEO)

kuvendi shqiperise incident rrahje

Sot seanca për buxhetin, Garda në gatishmëri për shmangien e kaosit në Kuvend

IMG_7008

“Beteja e vetme që nuk e fitoi dot!”, vajza e Mirush Kabashit mes lotësh: Do na mungojë të gjithëve

kuvendi shqiptar kaos zjarr

Sali Berisha përjashtohet nga Kuvendi për 10 ditë bashkë me pesë deputetë të tjerë

elva margariti unesco

Tjetër traditë shqiptare në UNESCO

sali berisha

Berisha: Opozita drejt protestave mbarëpopullore

mirush-kabashi

Arti në Zi! Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

INFO

NA NDIQ