Kalkulimet qe ia mundësojnë Interit të kalojë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve

0

Pasi Inter barazoi dje kundër Barcelonës, skuadra e Spallettit po mendon që tani për ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku i shkon si mysafir Tottenham-it, e cila mund të jetë vendimtare për kalimin në eliminatore .

Aktualisht situata në Grupin B e parasheh Barcelonën të kualifikuar për fazën tjetër me 10 pikët e saj të fituara në 4 ndeshjet e para, më pas vjen Inter me 7 pikë, ndërsa radhitet Tottenham me 4 dhe PSV me vetëm një pikë.

Por si janë kalkulimet që Inter të vazhdojë më tutje? Për këtë Gazeta Dello Sport ka dhënë një shpjegim, përcjell ORAinfo.

Nëse Inter fiton në shtëpi të Tottenham, kalon në fazën tjetër, por edhe një barazim zikaltërve iu mjafton pasi në ndeshje direkte ata kanë avantazhin e ndeshjes së parë prej 2-1.

Ndryshe nëse Interi humbet, atëherë do të hynte në lojë ndeshja ndaj PSV-së, ku Inter duhet të fitoj me patjetër dhe Tottenham duhet të që të humbë kundër Barcelonës.

Por kjo e fundit veç se ka siguruar kalimin në fazën tjetër, gjë që vështirëson punën e Interit.

Nëse skuadrat ndahen me pikë të barabarta atëherë do të vendoset klasifikimi sipas rregullave më poshtë :

1: Pikët e fituara në takime direkte,
2: Diferenca e golave në takime direkte,
3: Diferenca totale e golave të shënuara në grup