MPB njofton se është paraqitur kallëzim penal kundër dy personave nga Manastiri, për shkak të dyshimit të tregtisë së paligjshme me lëndë narkotike.
“Policia kundër krimit në kuadër të SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër D.A.(38) dhe M.O.(34), të dy nga Manastiri, për shkak të dyshimit për veprën penale të “prodhimit dhe vendosjes së paautorizuar në treg të drogave narkotike, dhe substancat psikotrope dhe prekursorët”.
Ata dyshohen se më datë 16.03.2023, në një automjet pasagjerësh kanë nxjerrë marihuanë nga një fabrikë për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore në fshatin Kravari të Manastirit, në të cilën menaxher ishte i pandehuri i parë.
Gjatë kontrollit në fabrikë, megjithatë, u konstatua se në kasafortë kishte gjithsej 70 kilogramë marijuanë të peshave të ndryshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.