Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Fondit pensional, dyshohet për shpërdorim të detyrës zyrtare

ina-online
ina-online

13/03/2024

Njësiti për korrupsion në Departamentin për luftimin e krimeve të organizuara dhe të rënda në Byronë për siguri publike, ka paraqitur kallëzim penal kundër D.B.(45) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “shpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit”, në periudhën që ka qenë drejtor i Fondit Pensional dhe Invalidor.

Siç raportojnë mediat maqedonase, bëhet fjalë për Driton Bexhetin i cili në periudhën prej datës 19.02.2022 deri më 17.03.2023, në detyrën e drejtorit të Fondit pensional dhe invalidor, ka lidhur disa kontrata për punë dhe kontrata për kryerjen e punëve të pavarura me gjashtë persona fizik, duke vepruar në kundërshtim me nenin 25 paragrafi 1 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe në kundërshtim me dispozitat e neneve në kontratat e lidhura.

“Gjegjësisht, përkundër faktit se i raportuari ka ditur se personat e punësuar nuk i kryejnë detyrat e besuara të punës, të parapara me kontratat e lidhura, dhe as që fondi ka mbajtur evidencë të rregullsisë, ai në disa raste ka bërë pagesa të mjeteve në llogaritë e transaksionit të personave fizikë në vlerë që është përcaktuar në marrëveshjet e lidhura. Në atë mënyrë, i raportuari D.B. u mundësoi personave të fitojnë dobi pasurore në vlerë të përgjithshme prej 1.387.558 denarë ose 22.525 euro në dëm të Fondit pensional dhe invalidor, përkatësisht Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga nga MPB.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KSHZ-Komisioni

Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

DASH departamenti amerikan

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe dhuna ndaj gazetarëve – raport i DASH për Maqedoninë e Veriut

pasaporta dokumente personale

Dhe në ditën e votimit, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin dokumentet e tyre personale

zgjedhje maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë

pompa-benzines-derivatet-naftes

Nga mesnata këto janë çmimet e derivateve të naftës

inbound9208091233378029311

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

izet

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

gashi

Gashi: Taravari, kandidati i vetëm që përfaqëson shqiptarët

qoku

Bekim Qoku: Erdhi dita Ali opozita

INFO

NA NDIQ