Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj zyrtarit të policisë me iniciale S.F., për shkak se i njëjti dyshohet se ka kërkuar dhe ka pranuar ryshfet deri sa po punonte në pikën kufitare “Bllacë”, përcjell TV21. Nga MPB thonë se polici është përjashtuar nga puna deri në përfundimin e procedurës disiplinore.
“Me datë 15.12.2024 në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, i akuzuari S.F., zyrtar policor në stacionin policor të kalimit kufitar Bllacë e Poshtme, ka kërkuar dhe ka pranuar të holla për të kryer një veprim zyrtar që nuk i është lejuar ta kryejë. Gjegjësisht, gjatë kontrollit të personave që kalojnë kufirin shtetëror për në Kosovë, për shpërblim monetar, një person është lejuar të kalojë kufirin shtetëror me një dokument udhëtimi dukshëm të dëmtuar”, shtojnë nga MPB./tv21.tv