Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër J.B (38) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë në komunikacion” nga neni 297 i Kodit Penal.
“Personi i denoncuar më datë 07.02.2022 rreth orës 19.15 duke drejtuar veturën “Skoda” me targa të Shkupit në Bul. “Shën Kliment Ohërski” në Shkup, nuk ka ndalur në semafor të kuq dhe kur është futur në kryqëzim ka shkaktuar aksident me veturën “Kia”, e drejtuar nga A.T (36) nga Shkupi, i cili ka ndryshuar drejtim nga goditja dhe ka përplasur mjetin e udhëtarëve “Fiat”, i drejtuar nga D.P (45) nga Shkupi “, thonë nga Ministria e Brendshme.
Në aksident ka mbetur i plagosur J.B. dhe pasagjeri i mjetit të udhëtarëve “Skoda”, B.G (35) nga Shkupi, të cilët me autoambulancë janë transportuar në klinikën “Nënë Tereza”.(INA)