Kalon mocioni i mosbesimit, bie Qeveria Kurti

0

Me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të mërkuren mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, duke e rrëzuar atë.
Në sallë kanë qenë 117 deputetë.
Votimit i ka paraprirë një debat i ashpër në Kuvend, që ka nisur pak para orës 12:00 dhe ka vazhduar gjatë tërë ditës, deri pak para mesnatës së të mërkures.
Rrëzimi i Qeverisë vjen në kohën kur Kosova, njëjtë si të gjitha shtetet tjera të botës, po përballet me një pandemi koronavirusi, që ka shkaktuar bllokada e gjendje emergjente.