Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që po zhvillohet në Gjermani.
Lojtarit të Sassuolos i mjaftuan 23 sekonda lojë për të dërguar topin në rrjetë: askush në historinë e Evropianit nuk kishte shënuar një gol më të shpejtë.
25-vjeçari kuqezi, i lindur në Zyrih, është pa dyshim “ylli” i momentit i Kombëtares shqiptare. Fansat e përfaqësueses sonë do të ishin të lumtur të kishin një fanelë të Bajramit e kur bëhet fjalë për atë që ka veshur mbrëmjen 15 qershorit në Dortmund, do të ishin të gatshëm të paguanin shuma marramendëse.
Në fakt, sikurse edhe pritej, bluza që Nedim Bajrami ka veshur kundër Italisë është më e kërkuara në ankandin (mbyllet nesër në mesditë) e fanelave që kuqezinjtë kanë veshur ndaj Italisë.
Deri në orën 10:00, shuma e ofruar për fanelën e Bajramit kishte arritur 2.100 euro, ndërsa për atë të Armando Brojës, 800 euro.
Sigurisht që me kalimin e orëve pritet të ofrohen shumë më të larta, por tendenca është e qartë: Bajrami duket se do të jetë “fituesi” i këtij ankandi.
shif tabelën e ankandit KËTU