Kaltrin Murati me prejardhje nga Tetova garon për të dytën herë për Policin e vitit në Vjenë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20 Shkurt, 2023

Kaltrin Murati shërben në Policinë e Vjenës që nga viti 2015. Gjatë karrierës si polic, ai ka fituar disa mirënjohje për punën dhe sakrificën e tij për të shpëtuar të tjerët. Në vitin 2020 ishte edhe një herë në garë për të fituar çmimin “Polici i vitit në Vjenë”.

Platforma albinfo.at ka shkruar disa herë për Kaltrinin, ndërsa në numrin e fundit të revistës, kishte edhe një intervistë më të gjerë, kur ai ka folur për karrierën dhe sukseset e tij.

Ndërkohë, këto ditë gazeta austriake krone.at, e cila çdo vit me vota të lexuesve bën zgjedhjen e “Policit më të mirë të Vjenës”, ka publikuar emrat e shtatë policëve që garojnë këtë vit për këtë çmim. Në mesin e tyre ka renditur edhe Kaltrin Muratin, policin shqiptar me prejardhje nga Tetova.

Votimi online do të zgjasë deri më 24 shkurt, në orën 11:00. Fituesi do të shpallet në një gala të bukur në Bashkinë e Vjenës, më 13 mars 2023. Gjatë kësaj mbrëmje do të bëhet e ditur edhe emri i fituesit

Për të votuar, duhet të klikoni në këtë link: https://www.krone.at/2929584?fbclid=IëAR3Ëi5QyUE-EM37XMjcQ94BiTkypitRLbJ4a7yKmcsZmuAHchnoP8VagCOw dhe në fund të faqes gjenden emrat e kandidateve. Mjafton të klikoni tek emri Revierinspektor Kaltrin Murati në krahun e djathtë dhe vota juaj numërohet automatikisht.

E drejta e votës është më shumë se një herë. /Albinfo.at

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

varga eurotalks

Politika e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit, Varga për Eurotalks (VIDEO)

elmi

Aziri: Ja çfarë e pengoi bashkimin e Alternativës, Besës dhe ASH-së? (VIDEO)

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Mickoski-vmro

Mickoski: Jam për një Qeveri të gjerë pro-maqedonase, tani jemi të nënshtruar nga BDI

Aggeler

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Struga-780x439-1

Struga pret mërgimtarët për sezonin veror

kurti-1

Kurti zbulon një për një, emrat e sulmuesve të KFOR-it

droge

Aksion i përbashkët Maqedoni – Greqi, kapen 160 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro

Saimir_Tahiri

Ambasada amerikane reagon pas lirimit të ish-ministrit Tahiri: Do të ketë pasoja

INFO

NA NDIQ