Kaltrina Beqiri: Duhet ta kthejmë vetëbesimin e gruas në politikë, vajzat mos të hezitojnë të guxojnë

Picture of ina-online
ina-online

09/07/2024

Përfaqësimi i grave në vendimmarrje në Maqedoninë e Veriut ende është shumë i ulët, sidomos i grave shqiptare. Pavarësisht se ndër vite ky përfaqësim është përmirësuar, ende nuk është në nivelin e kënaqshëm. Së fundmi RMV-ja u bë me përbërje të re parlamentare dhe qeveri të re, ku vendi shënoi regres në drejtim të përfaqësimit gjinor. Në kuvend janë gjithsej 10 gra deputete shqiptare ndërsa në qeveri nuk ka asnjë ministre shqiptare. Për këtë problematikë dhe të tjera, në një seri intervistash Portalb.mk sjell biseda me deputetet shqiptare të Kuvendit të RMV-së. Këtë herë biseduam me Kaltrina Beqirin, deputete në Kuvendin e RMV-së e cila vjen nga koalicioni VLEN.

Intervistoi: Albina Ramadani/Portalb

Portalb: Ndër vite përfaqësimi i gruas në politikë është rritur, megjithatë kur vjen puna te postet vendimmarrëse gratë, sidomos ata shqiptare ngelin të papërfaqësuara, sipas jush pse ndodh kjo?

Kaltrina Beqiri: Nuk do të thosha se për momentin gratë shqiptare janë të papërfaqësuara, sidomos në funksionet vendimmarrëse. Ja le ta marrim shembull përbërjen e re parlamentare të koalicionit VLEN. Nga 14 deputet sa kemi si koalicion 6 jemi gra, që do të thotë mbi 40%. Unë vlerësoj se Kuvendi është institucioni edhe ku duhet gratë të jenë më të përfaqësuara, sepse aty krijohen të gjitha politikat e vendit, aty propozohen e miratohen ligjet dhe plotësim-ndryshimet e ligjeve. Por po ashtu Kuvendi dhe deputetët janë ata që kontrollojnë punën e ekzekutivit. E kur gratë janë pjesë e krijimit të politikave, ligjeve dhe kontrollimit të zbatimit të tyre, atëherë mendoj se janë në vendin dhe në pozitën e duhur.

Portalb: Së fundmi vendi u bë me qeveri të re, por nuk kemi asnjë ministre shqiptare grua, por edhe në të kaluarën përfaqësimi ka qenë thuaj se inegzistent për këtë pozitë, si e vlerësoni këtë?

Kaltrina Beqiri: E ceka edhe më lartë se në pushtetin aktual, gratë kanë pozitat më të forta dhe atë në Kuvend aty ku krijohen politikat bazë të shtetit të cilat duhet ti zbatojnë ministrat por edhe të gjithë ushtruesit tjerë të posteve në Qeveri. Por edhe pse nuk ka asnjë ministre shqiptare në këtë përbërje të Qeverisë, besoj se numri i gruas që do të jenë udhëheqëse të institucioneve në eshalonin e dytë dhe të tretë do të jetë i madh, e si VLEN vazhdimisht do të punojmë që gruaja të jetë sa më e përfaqësuar në çdo sektor dhe pozitë.

Portalb: Pse gratë në vendin tonë janë të heshtura kur vjen puna te ndarja e “kulaçit” dhe posteve në vendimmarrje?

Kaltrina Beqiri: Mendoj se janë më shumë arsye, por si kryesoret do ti cekja se pasojë e kësaj është mënyra e sjelljes ndaj gruas nga pushteti 20 vjeçar i BDI-së, e cila gruan gjithmonë e ka llogaritur si element i domosdoshëm për të plotësuar “normat” që i parashikojnë ligjet vendase por edhe rekomandimet e BE-së, e asnjëherë e nuk e kanë llogaritur si pjesë të barabartë të shoqërisë, si njeri me kapacitete të larta për të ushtruar pozitat dhe për të kontribuar me dijen dhe kreativitetin e saj në menaxhim. Edhe më e keqja është se këto politika të gabuara të partisë shqiptare në pushtetet e kaluara kanë ndikuar që gruaja të humb vetëbesimin, të veprojë me mendësinë se duhet të jetë e nënshtruar, por edhe shumë vajza të reja të braktisin vendin për të bërë karrierë e ngritje profesionale jashtë vendit. Mirëpo e gjithë kjo së shpejti do të ndryshojë dhe do të punojmë që gruas t’ia kthejmë dinjitetin e saj.

Portalb: A mendoni se listat e hapura do ishin një lloj zgjidhjeje për përfaqësim më të madh të grave në Kuvend dhe të njëjtat të kontribuonin në mbështetjen më të madhe të grave në politikë?

Kaltrina Beqiri: Po, mendoj se listat e hapura si model zgjedhor përveç se do të ishin një zgjidhje më e mirë për përfaqësimin e gruas në politikë, do të ishin zgjidhje edhe më e mirë për vendin, sepse atëherë qytetarët drejtpërdrejtë do të zgjedhin personin që vërtet mendojnë se do ti përfaqësojë me dinjitet, e jo të zgjedhin atë që ua imponon tjetër kush, siç po ndodhte vazhdimisht tek partitë shqiptare që tani janë në opozitë.

Portalb: Ku qëndron zgjidhja sipas jush në bërjen e RMV-së një mjedis më të mirë për gratë në politikë?

Kaltrina Beqiri: Duhet të kthejmë vetëbesimin e gruas. Ne kemi plot gra, vajza të reja të cilat janë tepër të afta në fusha të ndryshme. Por duhet sa më shumë të punojmë me ta që ta kuptojnë se sa janë të rëndësishme për shoqërinë por edhe për të ardhmen e vendit dhe popullit tonë. Duhet të bëjmë gjithçka që ata të jenë pjesë e çdo procesi në vend, të japin kontributin e tyre dhe ta mendojnë të ardhmen e tyre në vendlindje. Pasi ta realizojmë këtë proces me sukses, gjithçka do të jetë më e lehtë.

Portalb: Cilat janë sfidat me të cilat përballet një grua politikane shqiptare në Maqedoninë e Veriut?

Kaltrina Beqiri: Vendi për momentin po përballet me një ndryshim serioz, i cili ka filluar të ndodh pas rrëzimit të një regjimi i cili ishte instaluar në kampin politik shqiptar. E ceka edhe më lartë se gruaja nga ai regjim shihej vetëm si numër për të plotësuar përqindjet që i kërkonin ligjet. E tani po punojmë që të tejkalojmë të gjitha sfidat, siç janë nënshtrimi që i është bërë gruas në politikë, mos besimi i dhënies së pozitave, si dhe shumë sfida të tjera. Mendoj se pushteti aktual e ka dëshmuar në vepra se e vlerëson gruan në politikë. Për herë të parë vendi ka një presidente grua. Tani duhet të vazhdojmë me dhënien e besimit në të gjitha fushat e politikëbërjes.

Portalb: Për fund, çfarë mesazhi do ju jepni të gjitha vajzave të reja të cilat duan t’i futen politikës por nga rrethi dhe situata aktuale ngurojnë?

Kaltrina Beqiri: Të mos hezitojnë, por të guxojnë! Sepse vetëm atëherë mund të rrisin peshën e gruas në politikë, mund të kenë më shumë sukses, por edhe të realizojnë ëndrrën kombëtare që rinia, e sidomos vajzat të ndërtojnë ardhmërinë e tyre në vendlindje. Ndërsa unë personalisht, qëndroj në dispozicion për të punuar dhe për të mbështetur çdo vajzë të re e cila ka dëshirë që të jetë pjesë e politikës.

Ditëve në vijim Portalb.mk do të publikojë intervistat edhe me deputetet tjera shqiptare në Kuvendin e RMV-së.

TË FUNDIT
39 minuta
Këta janë drejtorët e rinjë nëpër burgje
1 orë
Fetai: Jo serioze idena e BDI-së për rajonalizimin e shtetit! E kanë humbur rrugën në oborr
2 orë
Taravari: Deri në fund të vitit, vendime pune edhe për personelin mjekësorë me shkollë të mesme
2 orë
Hetimi për vrasjet Vanja-Zhezhovski ka përfunduar, prokuroria kërkon bashkimin e procedurave gjyqësore
2 orë
Kallëzim penal ndaj tre policëve, gjuajtën me armë zjarri gjatë orarit të punës

ME TE LEXUARA

23 orë
Sonte në Tetovë “Diaspora në objektivin e Ixhet Lutfiut”, filmi dokumentar që dëshmon për rolin shqiptarëve në Danimarkë
17 orë
Spitali i Kumanovës me drejtor të ri
1 ditë
Hajni zviceran ia vodhi çantën shtetasit të Maqedonisë, por nuk i gjeti 1 mijë eurot e fshehura në libër
2 orë
“Spiun i Albin Kurtit”, Fetai flet për kritikat për pasurinë e tij: Levica vazhdimisht merret me mua
22 orë
Iseni: Do të punoj me përkushtim për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve

LEXO MË SHUMË

burgu-idrizove

Këta janë drejtorët e rinjë nëpër burgje

IMG_4697

Fetai: Jo serioze idena e BDI-së për rajonalizimin e shtetit! E kanë humbur rrugën në oborr

arben taravari2

Taravari: Deri në fund të vitit, vendime pune edhe për personelin mjekësorë me shkollë të mesme

vanja

Hetimi për vrasjet Vanja-Zhezhovski ka përfunduar, prokuroria kërkon bashkimin e procedurave gjyqësore

policia

Kallëzim penal ndaj tre policëve, gjuajtën me armë zjarri gjatë orarit të punës

arben fetai

“Spiun i Albin Kurtit”, Fetai flet për kritikat për pasurinë e tij: Levica vazhdimisht merret me mua

IMG_4697

Fetai: Do të ndryshojmë ligjin, për një vit të mbyllim 70% të kazinove

ilinden krusheve

Për festën e Ilindenit, Siljanovska-Davkova në Pelincë dhe Prohor Pçinski, Mickoski në Krushevë, Gashi në Shkup

Pance Toshovski

Toshovski sot në Tabanoc takohet me Daçiqin

INFO

NA NDIQ