Kamberi dhe SDA me iniciativë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

Picture of ina-online
ina-online

10/07/2024

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se bazuar në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së 78/282 të datës 23 maj 2024, bashkë me deputetët e SDA Sanxhak, Ahmedin Shkrijel dhe Selma Kuçeviq, e kanë nisur një iniciativë në Kuvendin e Serbisë për aprovimin e Rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë.

Megjithatë, Kamberi ka theksuar se meqë negacioni i gjenocidit dhe krimeve të luftës është shndërruar në kulturë të politikës shtetërore në Serbi, nuk mund të pritet që ajo edhe të përkrahet nga shumica në Kuvendin popullor.

“Nëse do të miratohet Rezoluta që kërkon shpalljen e 11 korrikut si Ditën e Përkujtimit ndaj viktimave të gjenocidit, duke nderuar ato, por, edhe duke u angazhuar për parandalimin e tilla mizorive në të ardhmen, e cila konsideron se ‘shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave mund të jenë tregues të hershëm të mundësisë së gjenocidit”, do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë, pajtimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në rajon”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, Kamberi shtoi se iniciativa ka për qëllim të dëshmojë se në Serbi ekzistojnë forca politike që kundërshtojnë politikën zyrtare të negacionit të krimeve të luftës, gjenocidit dhe shtrojnë si objektiv domosdoshmërinë që Serbia të ballafaqohet me krimet që janë kryer në emër të saj.

TË FUNDIT
2 ditë
Si Serbia po e zvogëlon numrin e shqiptarëve në Preshevë
2 ditë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
2 ditë
Po vijnë mërgimtarët, ja si është gjendja nëpër kufij (LIVE)
3 ditë
Mali i Zi ndaloi transmetimin e 20 mediave ruse, Rusia paralajmëron “përgjigje”
3 ditë
“Nuk duhet të pritet janari”, kërkohet urgjentisht largimi i Miroslav Lajçakut

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

IMG_4357

Si Serbia po e zvogëlon numrin e shqiptarëve në Preshevë

milo gjukanoviq gjukanovic

Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij

Tabanoc kufi

Po vijnë mërgimtarët, ja si është gjendja nëpër kufij (LIVE)

tv-media-radiodifuzion

Mali i Zi ndaloi transmetimin e 20 mediave ruse, Rusia paralajmëron “përgjigje”

Lajcak

“Nuk duhet të pritet janari”, kërkohet urgjentisht largimi i Miroslav Lajçakut

petkovic simic serbi kine

Ministrat e Vuçiqit në Kinë, heshtje në Bruksel?!

ministrat e mbrojtjes nato ballkan

Forcat e NATO-s do të mund të kalojnë shumë më shpejtë nëpër Korridorin 8!

srebrenica

Maqedonia bashkësponsorizoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, por qeveria e re nuk do ta shënojë Ditën Ndërkombëtare

Samiti NATO

Samiti i NATO-s në Washington/ Rama pranë Biden dhe Stoltenberg

INFO

NA NDIQ