Kamberi pas kthimit nga SHBA: Problemi i Luginës është kyç për stabilitetin në Ballkanin perëndimorë

0

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi sot ka mbajtur konferenc për shtyp lidhur me vizitën e tij në SHBA, të cilën e ka konsideruar si vizit që kishte të bëj me takime të nivelit politik, sikurse pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës si dhe kërkesën për pjesëmarrje të drejtpërdrejt në vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kamberi është shprehur se: “Meqë tema për bashkangjitje të Luginës me Kosovën është e hapur i kemi shpjeguar që dëshira e shqiptarëve të Luginës është që të jenë pjesë e Kosovës në mënyrë që të ndërtohet një stabilitet afatgjatë në Ballkanin perëndimorë, që do të mundësonte që i gjithë Ballkani të jetë pjesë e BE-së”. Ajo që kemi marrë si informacion dhe qëndrim zyrtar i SHBA-së është se, Lugina e Preshevës do të jetë në agjendën e Shteteve të Bashkuara dhe do të interesohen që kjo të jetë pjesë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë Kamberi.

“Në të gjitha takimet që kemi patur jemi munduar që ta prezantojmë pozitën e rëndë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, shkeljet sistematike të drejtave kolektive, mos rrespektimin e pakicës në një shtet dhe shkeljeve të shumta të cilat shteti i Serbisë i bënë ndaj shqiptarëve” ka thënë Kamberi. Sa i përket investimeve dhe zhvillimit ekonomik Kamberi ka thënë se ka investitor të interesuar por derisa në këtë rajon nuk ka stabilitet dhe siguri do të ketë edhe munges të donatorëve për investime. Në fund të konferencës i kryetari komunës së Bujanocit është shprehur se përvojat e marra përgjat takimeve me përfaqësues të ndryshëm në SHBA do të mundohen ti zbatojnë edhe tek ne./presheva.com/