Kamberi për Euronews: Raportet ruso-serbe do dobësohen pas fitores së Perëndimit e Ukrainës (VIDEO)

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se raportet mes Serbisë dhe Rusisë, do dobësohen pasi Perëndimi është i bashkuar dhe Ukraina po shënon përparime në luftë.

Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Kamberi deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të jetë më këmbëngulës me Serbinë, në lidhje me raportet me Rusinë

“Serbia, qëllimin esencial të politikës së jashtme, e ka integrimin e shtetit në Bashkimin Evropian. Por Serbia e sotme është putiniste. Pavarësisht se ata po thonë se kjo ishte një marrëveshje protokollare, agresiviteti qëndron në faktin që ajo marrëveshje, me një shtet agresor u arrit në tokën amerikane, në Kombet e Bashkuara.

Fakti që fitoret të cilat ushtria e Ukrainës po i shënon në front, fakti që Perëndimi është i bashkuar si kurrë më parë, të jep një shpresë se aspirtatat e Vuçiçit për ta çuar Serbinë, në një, siç e quajta, në lidhje me perandoritë lindore, do ketë një fund. Shpresoj që Basdkimi Evropian të jetë më këmbëngulës dhe Serbisë t’i vendosen përfundimisht kushtet e sakta”, theksoi Kamberi.