Kamberi: Presim që krahas pakicave tjera të jemi pjesë e qeverisë

0

Shaip Kamberi, bartës i listës zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare- Lugina e bashkuar” për zgjedhjet parlamentare në Serbi që do të mbahen më 21 qershor nuk e përjashton mundësinë e futjes në qeverinë e ardhshme të Serbisë, transmeton Titulli.com.

Ai për Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe është shprehur se në rast rezultateve të pritura të listës presim që krahas pakicave tjera sikur ajo boshnjake, hungareze të bëhen pjesë e shumicës së qeverisë.

“Ne mund të hamendësojmë vetëm se si do të sillet Beogradi. Nëse te shqiptarët do të njohin partnerë me të cilët do të mund të bashkëpunonin për formimin e një qeverie të re apo nëse do të vazhdojnë të na trajtojnë si më parë, nuk varet nga ne”, tha Kamberi.

Mendim të ngjashëm ka edhe Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma-PDSH I cili thotë se varet se a do të ketë vullnet nga qeverisjes në Beograd, transmeton Titulli.com.

Ai theksoi se në Luginën e Preshevës ka shumë problem që kërkojnë zgjidhje emergjente./Titulli.com/