Kamberi: S’mund të ketë standarde të veçanta vetëm për pakicën ‘hyjnore’ në Kosovë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/02/2023

Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se standardet që do të vendosen për komunitetin serb në Kosovë, duhet të jenë standarde për të gjitha pakicat në Ballkanin Perëndimor.

“Ne nuk mund të rrimë duarkryq dhe të shikojmë krijimin e standardeve të veçanta, që do të vlejnë për një pakicë ‘hyjnore’ në veri të Kosovës”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë duke iu referuar pakicës serbe.

Fundjavën e kaluar, Kamberi dhe disa përfaqësues të boshnjakëve që jetojnë në Serbi, takuan në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kërkesë e tyre e përbashkët ishte që pakicat në Serbi të gëzojnë të drejta të njëjta sikurse pakica serbe në Kosovë.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga kabineti i Kurtit, ata u shprehën të pakënaqur me pozitën e shqiptarëve dhe të boshnjakëve në Serbi, sidomos në komunat: Novi Pazar, Tutin, Sjenicë, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Komunitetet e ndryshme duhet të trajtohen pa dallim në kuadër të parimeve universale dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian”, tha Kurti.

Aktualisht, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve. Palët kanë para vetes një plan evropian për këtë qëllim. Përmbajtja e tij nuk është bërë publike, por versioni në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, ka përfshirë, mes tjerash, një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Cilat janë kërkesat e përfaqësuesve shqiptarë në Serbi?

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Kamberi, i cili është deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, thotë se kërkesa themelore e shqiptarëve është që të kenë trajtim të barabartë në shtetin ku jetojnë.

Si çështje problematike, ai përmend “pjesëmarrjen joadekuate” të shqiptarëve në punën e institucioneve shtetërore dhe arsimimin.

“Pesëmbëdhjetë breza të të rinjve shqiptarë përballen me mosnjohjen e diplomave [nga Kosova] dhe ata po ikin prej këtu”, thotë Kamberi.

REL-i pyeti Ministrinë e Arsimit të Serbisë se sa diploma të marra në Kosovë janë njohur dhe a njihen ato vetëm për vazhdim të shkollimit apo edhe për punësim, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Kamberi thotë se janë duke kërkuar edhe ato të drejta që Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës ua garantojnë minoriteteve me standardet e tyre.

Pakica shqiptare në Serbi jeton kryesisht në komunat: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Cilat janë kërkesat e përfaqësuesve boshnjakë në Serbi?

Deputeti i Kuvendit të Serbisë, Enis Imamoviq, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik nëSanxhak, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha të drejtat që u garantohen apo u jepen serbëve në Kosovë apo serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë, duhet t’u jepen edhe boshnjakëve, shqiptarëve dhe pakicave të tjera në Serbi.

“Të jepen të drejta që garantohen me Kushtetutë, t’u jepet mundësi pakicave kombëtare që të integrohen në vendin ku jetojnë… Ne nuk e ndiejmë këtë kur bëhet fjalë për boshnjakët”, thotë Imamoviq, i cili ishte i pranishëm në takimin me Kurtin, më 4 shkurt.

Partia e tij i ka dy deputetë në Kuvendin e Serbisë dhe e ka mbështetur propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Në komunat e Novi Pazarit, Tutinit dhe Sjenicës, në jugperëndim të Serbisë, shumica e popullsisë është boshnjake.

I pyetur nëse komuniteti i tij kërkon një organizim si Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë – i cili nuk është formuar ende, por ka një marrëveshje për të – Imamoviq thotë se është kundër dhënies së parimit etnik për komunat.

Imamoviq shton se boshnjakët këmbëngulin, po ashtu, në detyrimin e Serbisë për t’i zbardhur të gjitha krimet që kanë ndodhur kundër boshnjakëve të Sanxhakut, nga vitet ‘90 deri në vitin 2000.

Më 1993, në Shtërpce janë vrarë 20 persona – kryesisht boshnjakë – që kanë qenë duke udhëtuar me tren nga Beogradi për në Tivar.

Çfarë tha kryeministrja e Serbisë?

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se serbët në Kosovë nuk mund të trajtohen si pakicë kombëtare, sepse Kosova është “krahina jonë autonome”.

Kosova shpalli pavarësinë 15 vjet më parë dhe ajo njihet prej më shumë se 100 vendeve të botës, përfshirë SHBA-në dhe shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian.

Bërnabiq tha se takimi i disa përfaqësuesve politikë të shqiptarëve dhe boshnjakëve nga Serbia me kryeministrin e Kosovës, është përpjekje për ta destabilizuar Serbinë.

Ajo shtoi se të drejtat e pakicave kombëtare në Serbi respektohen, se pakicat kanë këshillat e tyre kombëtarë dhe se marrin pjesë në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike të Serbisë.

Çfarë thonë qytetarët në Preshevë dhe në Novi Pazar?

Nexhad Beluli, biznesmen nga Presheva dhe pronar i Televizionit Spektri, i cili transmeton programe në gjuhën shqipe, thotë për Radion Evropa e Lirë se politikanët vendas duhet të merren me zhvillimin ekonomik lokal dhe tërheqjen e investitorëve.

“Këtu nuk ka vende pune, nuk ka perspektivë, të rinjtë po largohen nga vendi dhe ata po udhëheqin ‘politikë të lartë’”, thotë Beluli.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

Peter Stano

BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

marshi

Marshit në Pejë i priu vajza e të ndjerës Gjyljeta Ukella

zgjedhje kroaci

Kroaci: Mbi 3,7 milionë qytetarë votojnë për Parlamentin e ri

Fahri-Fazliu-

Lirohet Fahri Fazliu, i konfiskohet telefoni

gjyljeta ukella

Detaje të tjera nga prokuroria për rastin e vrasjes së gruas në Pejë

Screenshot_2024-04-17-10-29-00-629_com.android.chrome-edit

Haxholli: Serbia po hakmerret për votimin në Strasburg, nga mesnata po i mban të bllokuar mbi 300 kosovarë në kufi me Kroacinë

Foto: Ilustrim

“Kur të vij nga Gjermania mos të të gjejë në shtëpi”, burri kërcënon gruan në Ferizaj, viktima kërkon urdhër mbrojtës

autobus te kosoves kompani

Policia serbe bllokon autobusët e Kosovës në kufirin me Kroacinë dhe Hungarinë

INFO

NA NDIQ