“Kamenot od blisku doagja!”

0

Kjo shprehje autentike, na përkujton bisedën telefonike të përgjimeve mes ish shefit të DSK Sasho Mihajllkov dhe ish Zv Kryeministrit Musa Xhaferi disa vite më parë. Nëse i ndjekim zhvillimet brenda BDI, shihet se Musa Xhaferi, si eksponent i lartë i BDI i cili është edhe njeriu më i afërt i Kryetarit Ahmeti, si duket nga afër po përdor ca “gurrë” për ti goditur konkurentët e tij politik. Kjo ndodh për disa arësye.

E para Musa Xhaferi, nuk mund ta pranojë faktin se nuk ka peshë institucionale dhe nuk u përfshi në kabinetin qeveritar LSDM-BDI, por nga ana tjetër Musa Xhaferi vazhdon të ketë peshë te fortë brenda BDI, duke kontrolluar shume degë dhe funksionar të BDI-së, si dhe afërsia e tij e vazhdueshme me Ali Ahmetin, nuk ju jep komoditet konkurentëve të tij.

Goditjet e vazhdueshme ndaj Hazbi Likës, kanë edhe nje dimension tjetër rajonal, qe “klani Mihajllkovit ” të mbetet më i fuishmi brenda BDI-së, edhe në garën eventuale per lider të ardhshëm të BDI, ku Hazbi Lika, është ndër figurat më serioze për të drejtuar timonin e BDI, pas ndonje tërhekje eventuale te Ali Ahmetit. Në këtë kontest, Musa Xhaferi duke e përdorur gurin nga afër po ja dobëson cdo ditë e më shumë pozicionet Likës edhe në degën e Tetovës, duke i përdorur figurat partiake qe kishin pozicione në kohën e BDI-VMRO-së, përfshirë edhe Kryetarin e Degës së Tetovës.

Një aspekt tjetër i goditjeve “poshtë brezit” që Musa i bën Likës ështe edhe tendenca për ta paraqitur të dobët dhe të pasuksesshëm ne udhëheqjen e digasterit zv Kryeministër për implementimin e Marëveshjes së Ohrit, se Lika nuk ka kapacitete të mjaftueshme, për të marrë pozicione tjera brenda qeverisë.

Gjithashtu sistematizimi i fundit i afro 1000 te punësuarve, te cilët janë punësuar para 2-3 viteve, ka lënë jasht nje pjesë të aktivistëve që janë mbajtur peng gjatë zgjedhjeve te fundit parlamentare, dhe ato lokale, te cilët kontributin e tyre kanë dashur ta kompenzojne me nje vend pune në kuadër të pushtetit.

Kto tendenca priten të shpërthejnë, dhe Lideri i BDI do jetë i pafuqishëm ti akumulojë keta paknaqësi, pasiqe nuk eshte vetëm cështja e pushtetit, por më shumë edhe ndikimet e grupacioneve brenda BDI, elementi lokal, si dhe antagonizmat e grupacioneve që shfaqen per reforma te mirëfillta në BDI, përshkak konsumimit politik dhe rrezikut për përçarje ne BDI./fol

Komentet

komentet