Kamioni merr flakë, digjen të gjallë 11 refugjatë në Greqi (Foto)

0

11 persona u dogjën të gjallë pas përplasjes së një kamioni me një makinë në rrugën Egnatia në Greqi, pranë Kavalas.

Mediat greke flasin për pamje të llahtarshme pas përplasjes, ku 11 refugjatë, kombësia e të cilëve ende nuk dihet, u dogjën të gjallë pasi nuk patën kohë e mundësi shpëtimi. Përplasja ndodhi rreth orës 5.30 me orën lokale, në rrugën kombëtare Kavala-Selanik.

Një makinë u përplas me një kamion, duke rezultuar të dy të përfshirë në flakë. Shoferi i kamionit është transferuar në një spital. Sipas ekspertizës së policisë, shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia e lartë e kamionit, shoferi i të cilit pësoi hipertension dhe humbi kontrollin.

Për shkak të zjarrit të madh, policia nuk mund të identifikojë identitetin e viktimave, ndaj kërkohet një ekzaminim mjeko-ligjor dhe testi i ADN-së.