Studenti kosovar duke kopjuar në provim me orë të mençur, profesori e publikon në rrjete sociale

0

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është edhe mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë, Bekim Haxhiu, ka treguar një metodë të kopjimit që e kanë përdorur studentët në këtë afat të provimeve.

Në fotot që ka publikuar Haxhiu në Facebook, shihet se studentët kanë tentuar të kopjojnë me orë të mençura.

“Këtë metodë të kopjimit e kam hasur në këtë afat të provimeve, tek një student gjatë mbajtjës së provimit në Fakultetin e Mjekësisë në Departamentin e Fizioterapisë”, ka shkruar Haxhiu.

Ai u ka bërë thirrje studentëve që të mos kopijojnë, duke thënë se para pacientëve do të duhet të dalin me njohuritë që kanë mësuar e jo me orë dhe telefona të mençur.

“Mos kopjo!
Mëso!
Nesër do të dilni para pacientëve me njohuritë që keni mësuar, jo me ora e telefona të mençur me të cilët kopjoni!

Këtë metodë të kopjimit e kam hasur në këtë afat të provimeve, tek një student gjatë mbajtjës së provimit në Fakultetin e Mjekësisë në Departamentin e Fizioterapisë”, ka shkruar ai.