Kampion evropian, por i harruar – Reagon karateisti Berat Jakupi

Picture of INA
INA

12/06/2025

Karateisti i njohur shqiptar, Berat Jakupi, ka reaguar pas ndarjes së Mirënjohjeve Nacionale Sportive nga ana e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku sipas tij është padrejtësisht lënë jashtë, ndonëse ka arritje të larta ndërkombëtare.

Në një reagim të publikuar në rrjete sociale, Jakupi tregon se është kontaktuar nga shumë miq, kolegë dhe gazetarë që i kanë shprehur habinë për mos përfshirjen e tij në listën e të nderuarve.

“Sot jam kontaktuar nga shumë miq, shokë dhe gazetarë, të cilët më pyetën pse, si sportist, nuk jam ftuar nga qeveria për të marrë Mirënjohjen Nacionale Sportive (Pensionin Sportiv),” – shkruan Jakupi.

Ai rikujton se në vitin 2017, kur karateja ishte sport olimpik, ai ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian për seniorë, një arritje e rrallë për sportin maqedonas.

“Duke u bazuar në rezultatet e mia sportive, që janë të shumta, dhe konkretisht vendin e dytë në Kampionatin Evropian për seniorë në vitin 2017 – kohë kur karateja ishte sport olimpik – si dhe duke marrë parasysh se në atë ceremoni morën pjesë edhe sportistë që ende janë aktivë dhe e përfituan këtë të drejtë, sipas ligjit, edhe mua më takon Pensioni Sportiv.”

Jakupi thekson se nuk ka marrë ende asnjë njoftim apo sqarim për arsyet e përjashtimit, duke e cilësuar këtë një padrejtësi që kërkon përgjigje nga institucionet përgjegjëse.

Ky reagim vjen në vazhdën e kritikave nga figura të shumta publike dhe sportive shqiptare, të cilët kanë ngritur zërin për mungesën e përfaqësimit të sportistëve shqiptarë në ceremoninë e fundit shtetërore, pavarësisht se shumë prej tyre kanë përfaqësuar me sukses Maqedoninë e Veriut në arenën ndërkombëtare. (INA)

TË FUNDIT

Unë jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të rremët në Shkup” – Eurodeputetja greke shpërthen: Gjuha që flitet në Shkup është dialekt bullgar

Trump paralajmëron tarifë 50% për mallrat nga Brazili

Memorandum bahskëpunimi mes Komunës së Tetovës dhe IP Parku kombëtar Mali i Sharrit

Kujdes: Erë veriore e fuqishme pritet së shpejti, me shpejtësi mbi 60 km/h

Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

PSG për 24 minuta minuta e shemb Realin, në finale ndeshet me Chelsean

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË