Kampionët e 2023-shit/ Manchester City shkruan historinë me 5 trofe, Messi 8 herë fitues i “Topit të Artë”

ina-online
ina-online

01/01/2024

Viti 2023 ishte padyshim një ndër më spektakolarët në botën e futbollit!

Megjithatë, ky vit foli në veçanti për Manchester City-n, me skuadrën angleze që për herë të parë në histori fitoi pesë trofe, duke nisur me Premier League, FA Cup, Champions League, Superkupën e Europës dhe në fund e finalizoi me Kupën e Botërorit të Klubeve.

Manchester City shkruajti historinë në edicionin e 68-të të UEFA Champions League, me skuadrën e Pep Guardiolës që shënoi emrin me gërma të arta duke hapur kështu një kapitull të ri në këtë kompeticion.

“The Citizens” triumfuan në Stamboll përballë Interit, me italianët që u rikthyen në finale pas 13 vitesh, por goli i Rodrit në minutën e 68-të vendosi fatet e ndeshjes më të rëndësishme të vitit në arenën europiane.

Edicioni i 68-të filloi me disa pretendent, duke nisur nga Real Madrid, Bayern Munich, Liverpool apo edhe Manchester City, me anglezët që vetëm dy edicione më parë kishin luajtur finale e parë në histori, në “Estadio do Dragao” përballë Chelsea-t, por pa mundur që në fund të shkonin te trofeu, megjithatë këtë herë historia tregoi tjetër gjë.

Sevilla vazhdoi me sukseset në Europa League, ndërsa në 2023 siguroi për herë të shtatë në histori këtë trofe.

Sevilla triumfoi në finalen ndaj Roma-s, të zhvilluar më 31 maj 2023, sfidë që në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 1-1. Golin për Romën e realizoi Dybala në minutën e 35’, teksa Sevilla barazoi në minutën e 55’ falë autogolit të Mancini-t.

Në fund Sevilla triumfoi falë penalltive, duke fituar 4-1, duke vendosur rekord absolut në këtë kompeticion.

Në 2023-shin u zhvillua edicioni i dytë i Europa Conference League, me West Ham që triumfoi me rezultatin 1-2 ndaj Fiorentina-s në finalen e 7 qershorit.

Me këtë triumf skuadra e West Ham u bë fituesi i dytë i Conference League, pas Roma-s që triumfoi në edicion e parë të këtij kompeticioni.

Takimi u zhbllokua në minutën e 62’, me Benrahma që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe kaloi “Hammers” në avantazh. Ndërsa vetëm pesë minuta më pas “vjolët” barazuan me Bonaventura. Sfida u vulos nga Bowen në minutën e 90’, duke shënuar golin e triumfit për ekipin e trajnerit Moyes.

Manchester City nuk u ndal vetëm me trofeun e Champions League në 2023-shin. Skuadra e Pep Guardiolës si kampion i Championsit u përballë me fituesit e Europa League, Sevilla-n, në finalen e Super Kupës së Europës më 16 gusht 2023.

Koha e rregullt e kësaj finaleje u mbyll me barazimin 1-1, me golin që për Sevilla-n e shënoi En-Nesyri në minutën e 25’, teksa për City-n shënoi Palmer në minutën e 63’. Sfida shkoi te penalltitë, që u fitua nga Manchester City 5-4.

Manchester City fitoi trofeun e Premier League në sezonin 2022-2023 në një kampionat që u vendos vetëm në fund pasi gara me Arsenal ishte shumë e ashpër. Kështu “Citizens” siguruan titullin e nëntë kampion të elitës së futbollit anglez me ekipin që u duk në super formë.

Ndërkohë trajneri Pep Guadiola vazhdoi sukseset në krye të kësaj skuadre, duke fituar edhe FA Cup me rezultatin 2-1 në finalen ndaj Manchester United, që u zhvillua më 3 qershor 2023, me golat që për ekipin e Guardiolës i shënoi Gundogan në minutën 1’ dhe 51’, teksa për skuadrën e Erik ten Hag realizoi Fernandes në minutën e 33’ nga pika e bardhë e penalltisë.

Më 22 dhjetor të 2023-shit Manchester City siguroi edhe trofeun e pestë për këtë vit. Skuadra e Pep Guardiolës triumfoi në finalen e Kupës së Botës për Klube, me rezultatin 4-0 ndaj Fluminense-s, duke e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë vit.

City fitoi falë golave të Alvarez në minutat 1’ dhe 88’, Nino (autogol) minuta 27’ dhe Foden në minutën e 72’.

Kështu skuadra e Manchester City-t shkruan historinë, ndërsa për herë të parë merr 5 trofe brenda një viti, Premier League, FA Cup, Champions League, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për Klube

Napoli ishte surpriza e Serie A, me skuadrën e trajnerit Luciano Spalletti që fitoi titullin e tretë në histori, duke u bërë kampion i Italisë pas 33 vite.

Skuadra e Spalletti fitoi bindshëm në sezonin 2022-2023, me Napolin që e mbylli sezonin me 90 pikë, plot 16 pikë më shumë se Laizo i vendit të dytë.

Rikthimi i titullit kampion pas 33 viteve nuk mjaftoi për të vazhduar bashkëpunimin mes Napolit dhe trajnerit Spalletti, me këtë të fundit që u largua në fund të sezonit, pasi nuk mundi të gjente gjuhën e përbashkët me presidentin De Laurentiis.

Ndërkohë skuadrat e tjera që siguruan një vend në Champions League ishin Inter dhe Milan, me “kuqezinjtë” që siguruan “biletën” për të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, vetëm pas skualifikimit me 15-të pikë të Juventus-it.

Ndërkohë skuadrat që u rrëzuan nga Serie A në këtë sezon janë Spezia, Cremonese dhe Sampdoria.

Inter siguroi Kupën e Italisë për të dytin vit radhazi dhe për të nëntën herë në histori.

Skuadra e Simone Inzaghi kaloi një vit për t’u mbajtur mend, duke siguruar kupën në finalen ndaj Fiorentinas, që u luajt më 24 maj 2023, sfidë që “zikaltërit” e fituan me rezultatin 1-2, me golin që për skuadrën e Italianos e shënoi Gonzales në minutën e 3’, teksa për ekipin “ziklaltër” Lautaro në minutat 29’ dhe 37’.

Inter e kishte nisur suksesin që në ditët e para të vitit 2023, duke fituar Superkupën e Italisë në finalen e 18 janarit ndaj Milan-it, takim që u mbyll me rezultatin 0-3 dhe golat u realizuan nga Dimarco 10’, Dzeko 21’ dhe Lautaro 77’.

Pra 2023 mund të cilësohet si një nga vitet më të suksesshme për ekipin e Inzaghi-t, që siguroi dy trofe si dhe preku finalen e Champions League.

Barcelona ia doli të kalojë krizën dhe u rikthye te triumfi në La Liga në sezonin 2022-2023, pas tre viteve mungesë, duke fituar titullin e 27-të kampion në histori.

Katalanasit e mbyllën sezonin me 88 pikë, plot 10 pikë diferencë me Real Madrid-të vendit të dytë.

Me përforcimet e bëra në merkaton e 2022-shit, duke afruar emra si Robert Lewandowski, Raphinha apo Jules Kounde, Barça u përforcua, duke u kthyer në formë të mirë dhe duke triumfuar në kampionat.

Real Madrid ia doli që ta mbyllë 2023-shin me të paktën një trofe, atë të Copa del Rey. “Los Blancos” siguruan për herë të 20-të në histori që të merrnin trofeun e Copa del Rey.

Finalja e zhvilluar me 6 maj 2023 u mbyll me fitoren 2-1 të Real Madrid ndaj Osasuna-s. Të dy golat për madrilenët u realizuan nga Rodrygo në minutën e 2’ dhe të 70’, teksa për Osasuna-n shënoi Lucas Torro në minutën e 58’.

Triumfi i “frymës” së fundit, Bayern kampion i Bundesliga-s për herë të 11-të radhazi dhe për herë të 33-të në histori

Bundesliga mbylli edicionin e 60-të të saj gjatë vitit 2023 dhe padiskutim që kishte shumë gjëra për të kujtuar, me kryefjalën, titullin kampion.

Bayern Munich festoi titullin e 11-të radhazi dhe titullin e 33-të në histori, por rruga deri në fund ishte spektakolare, emocionuese dhe plot surpriza.

Nëse bavarezët festuan dhe shijuan gjithçka, për rivalët e përjetshëm, Borussia Dortmund nuk mund të thuhet e njëjta gjë, kjo sepse “verdhezinjtë” i shkuan pranë triumfit, por gabuan në hapin e fundit.

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund mbyllën sezonin me pikë të barabarta, 71 të tilla, por gjithçka u vendos në fund nga golvarazhi.

RB Leipzig janë kampionët DFB Pokal të 2023-shit, pasi fituan me rezultatin 2-0 në finale ndaj Eintracht Frankfurt në finalen e zhvilluar më 3 qershor. Leipzig dominoi sfidën, ndërsa golat u shënuan nga Nkunku në minutën e 71’ dhe Szoboszlai në minutën e 85’.

Kështu RB Leipzig e fiton trofeun e DFB Pokal për të dytin vit radhazi dhe njëkohësisht për të dytën herë në histori.

Viti 2023 foli për Paris Saint-Germain, me parisienët që triumfuan në kampionat, një sukses special dhe i veçantë, pasi kryeqytetasit koleksionuan titullin e 11-të në histori në tokën franceze, si askush tjetër.

Një skuadër e mbushur me yje, ndriçoi përgjatë edicionit 2022-2023, me Galtier që kompozoi një “orkestër” të mbushur me emra si Donnarumma, Ramos, Mbappe, Messi apo edhe Neymar.

Edicioni i 85-të në Ligue 1 nuk ishte aspak i lehtë për Paris SG dhe në fund gjithçka u vendos nga një pikë diferencë me rivalët e Lens, që ishin surpriza më e këndshme, teksa Marseille e mbylli si forcë e tretë.

Titulli i 11-të në histori, duke u shkëputur në krye të historisë dhe duke lënë pas St. Etienne me 10-të tituj, teksa sa i përket sezonit 2022-2023 kryeqytetasit e përfunduan me 85 pikë, 27 fitore, 4 barazime dhe 7 humbje, me sulmin më të mirë, 89 gola të shënuar, teksa pësoi edhe 40 gola.

Ky ishte titulli kampion i nëntë në harkun e një dekade, duke shënuar kështu numra të rëndësishëm në historinë e kampionatit, ndërsa një pikë më pak, në vendin e dytë u rendit Lens, që në fund festoi edhe rikthimin në Champions League pas një mungese shumë të gjatë, por mbi të gjitha, skuadra e Haise ishte surpriza më e bukur e edicionit duke luftuar me PSG dhe duke i dhuruar shumë emocione kampionatit francez.

Një sezon që buzëqeshi për parisienët, por që nuk mjaftoi për Galtier, që pas titullit kampion u largua nga Parisi, pas 50 ndeshjeve, me 34 fitore, 6 barazime dhe 10 humbje, teksa në aspektin personal, trajneri marsejez fitoi titullin e dytë kampion në Francë, pas atij të fituar me Lille në edicionin 2020-2021.

Por, nuk ishte vetëm trajneri 57-vjeçar që u largua nga Paris SG, por së bashku me të u larguan edhe emra si Messi, Neymar dhe Ramos.

Toulouse siguroi një sukses të madh në finalen ndaj Nante-s më 29 prill, ndërsa triumfoi me rezultatin 1-5.

Toulouse fitoi këtë trofe për herë të parë që nga viti 1957, duke mposhtur Nantes në “Stade de France” (1-5). Logan Costa shënoi dy gola në minutat 4’ dhe 10’, Dallinga po ashtu realizoi dopietë në minutat 23’ dhe 31’ dhe Zakaria Aboukhlal në minutën e79’.

Ndërsa për Nantes rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Ludovic Blas, që shënoi në minutën e 75’, një gol ky që vlen vetëm për statistikat personale të lojtarit.

Feyenoord mbylli një vit shumë të suksesshëm, ndërsa triumfoi në kampionatin holandes, Eredivisie për herë të 16-të në histori.

Gara për titullin kampion u zhvillua mes Feyenoord dhe PSV Eindhoven në veçanti, megjithatë në fundi ishte Feyenoord që triumfoi.

Skuadra e Feyenoord e mbvylli sezonin me 82 pikë, shtatë më shumë se PSV-ja e vendit të dytë.

Lionel Messi vendos rekord absolut përsa i përket “Topit të Artë”, me argjentinasin që mori trofeun më të rëndësishëm individual për herë të tetë.

Messi fitoi garën për këtë trofe prestigjoz, duke lënë pas emra shumë në formë të futbollit europian si Erling Haaland apo edhe Kylian Mbappe.

Triumfi në Botërorin e Katarit me Argjentinën ishte vendimtar teksa Lionel Messi udhëhoqi Kombëtaren e tij drejt titullit të tretë në histori. Messi fitoi kështu garën me konkurrentin e tij më të fortë Erling Haaland teksa norvegjezi ishte protagonisti kryesor në katër trofetë e siguruar nga Manchester City, Premier League, FA Cup, Champions League dhe Superkupa e Europës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Napoli rrahmani

VIDEO/ Napoli triumfon mes dramës, Juventus mposhtet në “Maradona”

Britain Soccer Champions League

Bajerni “hjek” dorë nga Çabi Alonso, tani preferon trajnerin holandez

Bellingam Real Barca

Sulmi “nuk ndez”, Barcelona del e “gjymtuar” nga “San Mames”

maradona

Lista me yjet e futbollit që ranë në rrjetën e dopingut, nga Maradona te Guardiola e së fundmi Pogba

manchester-city

City fiton derbin e Manchesterit

IMG_9475

Shkëndija e “shkel” Vardarin, por si kaloi Shkupi dhe Struga

shaqiri-zvicra

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

le brons

LeBron James, i pari që arrin shifrën prej 40 mijë pikëve në NBA

real

Real Madridi do të apelojë kartonin e kuq ndaj Bellinghamit

INFO

NA NDIQ