Kampioni Andi Ismaili del me mesazh për të gjithë!

Picture of INA
INA

03/12/2024

Andi Ismaili, i cili ditë më parë për të pestën herë u shpall kampion bote në vallëzim, ka dalë me një deklaratë për publikun, transmeton TV21.

Ai ka falënderuar mediat për përkrahjen që ia dhanë pasi është shpallur kampion bote dhe se ka bërë të ditur se do të jetë i qasshëm për paraqitje mediale që nga java e ardhshme.

Gjatë ditës së djeshme, Andi ka bërë të ditur se është pritur me befasi në shkollën ku ndjek mësimin, ndërkaq nëpërmjet profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur edhe për shtytjen që merr nga mësuesit e tij.

Jam pafund mirënjohës për surprizën e mrekullueshme që më bëtë sot!

Falënderime të veçanta shkojnë për profesoreshën Trëndëlina që eshtë njeriu me zemrën më të madhe në botë. Ndihma dhe mbështetja juaj kanë pasur një ndikim të madh tek unë, dhe ju jam pafund mirënjohës për mënyrën se si më inkurajoni gjithmonë dhe për profesorin Shpëtim për impaktin që keni pasur ne mënyrën se si un mendoj dhe për zhvillimin tim personal. Faleminderit që jeni kaq i veçantë!

Nji faleminderim edhe per drejtorin Mirsad Iseini i cili na dita e pare me ka perkrahur si ne mesime ashtu edhe ne aktivitetet e mia i cili asnjiher nuk nguroi te me thot JO,Andi vetem vazhdo se do te ja dalish…

Ju falënderoj edhe juve, shokëve dhe shoqeve të klasës, për ngrohtësinë që më dhuruat sot. Ishte një moment shumë i veçantë për mua, dhe ndihma juaj e pakushtëzuar më bën të ndihem vërtet me fat. Ju jam shumë mirënjohës nga zemra!❤️“.

TË FUNDIT

LD-së i bashkohen struktura të BDI në Saraj, mes tyre ish-zëdhënësi i Qeverisë

Ambasadori Walker bashkë me dy gazetarët Beqir Sina dhe Ilir Ikonomi nderohen nga Bashkia e Kavajës

Pse Albin Kurti është i pakrahasushëm me liderët e veneve fqinje?

VIDEO/ Gjesti iu kthehet banorëve të BBV4: Eglin e kam dashnore

OEMVP ulë në tryezë biznesin dhe Qeverinë, çfarë ishte në fokusin e takimit

“Një person i tretë prishi martesën e Liridona Ademajt dhe Naim Murselit”/ Curi: Pas këtyre deklaratave, kam marrë kërcënime…!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË