Kancelarja Merkel i shkruan letër Vjosa Osmanit

Kancelarja gjermane Angela Merkel, i ka dërguar letër u.d Presidentes, Vjosa Osmani. Këtë e ka bërë të ditur Artan Murati, këshilltari i Osmanit, përmes një postimi në Facebook, përcjell Bota sot.

“Rreshtat tuaj miqësorë dhe urimet tuaja për ditët e festave si dhe besimi i treguar ndaj meje më kanë gëzuar shumë. Faleminderit shumë për vlerësimin dhe mbështetjen tuaj”, ka shkruar Merkel në letrën e saj.

Postimi i tij i plotë: Rreshtat tuaj miqësorë dhe urimet tuaja për ditët e festave si dhe besimi i treguar ndaj meje më kanë gëzuar shumë. Faleminderit shumë për vlerësimin dhe mbështetjen tuaj. Edhe pse kohët janë të vështira, unë në vitin e ri po hy me shumë shpresë. Juve dhe familjeve tuaja Ju dëshiroj nga zemra gjithë të mirat për vitin 2021 dhe mbi të gjitha shëndet, fat dhe edhe më tej besim në të ardhmen.