Kancer lëkure si pasojë e ngrënies së thonjve: 20- vjeçarja humbet gishtin e dorës!

0

Një studente i kafshoi thonjtë aq shumë sa u desh një ndërhyrje kirurgjikale për t’i prerë gishtin e madh të dorës, si pasojë e zhvillimit të një forme të rrallë të kancerit të lëkurës.

20- vjeçarja Courtney Whithorn, e tallur dhe e përbuzur sistematikisht në shkollë nisi ta shfaqte këtë zakon nervoziteti vite më parë, derisa në 2014- ën e hoqi të gjithë thoin e gishtit të madh.

As nuk e kishte kuptuar ç’kishte ndodhur derisa pa gjak të rridhte në dorën e saj. Pavarësisht faktit që u tmerrua kur pa se gishti po mavijosej, adoleshentja u përpoq ta fshihte nga familjarët dhe miqtë e saj duke i mbajtur duart grusht dhe duke vënë thonj fallso për katë vite me radhë. Koha kaloi dhe te Courtney u shfaq një formë e rrallë kanceri, acral lentiginous subungual melanoma.

Që prej diagnozës së korrikut, 20- vjeçares i është dashur të bëjë katër ndërhyrje kirurgjikale, ku pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, qe e pashmangshme heqja e një mase të konsiderueshme të gishtit.”

Komentet

komentet