Kanceri politik malinje

INA
INA

18/05/2023

NGA KALOSH ҪELIKU

Kultura dhe Letërsia Shqipe, moti e ka pushtuar botën. Edhe, pse e ndarë në disa shtete me kufinj politik, ajo ka ditur t’u mbijetojë me shekuj pushtimeve serbe dhe turke. Armiqve shekullor “vëllezër”, të cilët i bëri dhe shtete. Turqinë, Ataturku e bëri shtet modern. Jugosllavinë edhe me kryetar shqiptar (Sinan Hasani). Maqedoninë e Veriut, shtet Evropian. Armiqtë shekullor i bënë shtete, por jo edhe veten të ndarë me kufinj politik në pesë shtete.

Historikisht, u dhanë mbretër, kryetarë, pashallarë, bejlerë e vojvoda. Rilindasët tanë nëpër botë: Stamboll, Misir, Selanik, Bukuresht, Paris, Sofje dhe Kalabri e Sicili të Italisë, i mbollën arat me arsim, kulturë dhe letërsi. Malet me lisa. Kryengritje, që nuk arriti dot t’i ndalë asnjë pushtues shekullor. As, ky i sotmi Neokomunist me egjrën e tyre nëpër thasët e kanapit arnë përmbi arnë pas dere. Farë, që i përballoi sistemit komunist me vite. Mëkot, Sot sistemi Neokomunist përpiqet t’i ndajë shkrimtarët shqiptar me kufinj politik kulturor dhe letrar.

Nuk arriti me kufinj politik t’i ndaj ai komunist. Aqmëpak, do t’ia arrij qëllimit ky i sotshmi Neokomunist me “aktivistët” e tij partiak të shoqatave gjoja “humanitare” – fetare: kisha e xhamia. Hajdutët politik partiak, që Sot: janë strehuar me poste partiake, dhe vende pune si ministra, zv/ ministra, sekretarë, këshilltarë dhe anëtarë të komisioneve kulturore edhe në Ministrinë e Kluturës të Maqedonisë Veriut. Partitë Politike Shqiptare në pushtet, duke i emëruar me poste partiake pa bagazh kulturor e latrar. Rrufjanë, që jo vetëm nuk kishin lexuar libër gjatë shkollimit tyre në bibliotekë, por nuk kishin as një libër në shtëpi. E, ku më të kishin publikuar ndonjë rresht në gazetë, ose libër gjatë jetës tyre të argatit. Partizanë të partive politike, që nuk i njihte as nëna e tyre, e ku më katundi. Nateditë, në Facebook, Instagram e TikTok, duke përcjellur fotografi e “selfie” para kamerave televizive me të dyja duart, sesi duket shqiponja dykrenare, dhe komunikuar me komente e “lajt” në portalet elektronike.

Pakurrizorë, që dikur Partia Komuniste si “shqiptarë të ndershëm” i shëtiti me vende pune pa konkurse pranimi në mjetet e informacionit: redaksi të gazetave dhe radio-tevizioneve të “vëllazërim-bashkimit”. Sot, Partitë Neokomuniste i kanë strehuar nëpër institucionet arsimore dhe kulturore në shtetin e “përbashkët”.

Hajdutët partiak, që Dje: pasi i plaçkitën dhe braktisën shoqatat “humanitare” – fetare, Sot tinëz iu sulën me kufinj politik ta ndajnë edhe Letërsinë Shqipe. Kritere administrative politike partiake: mosfinancimin e librave të shkrimtarëve shqiptar me vlera të arrira artistike, që nuk jetojnë në shtetin e “përbashkët” Neokomunist, por të shpërndarë si “Kashta e Kumbarës” nëpër botë. Eleminuan shoqata kulturore – artistike, Klube të shkrimtarëve, Shtëpi botuese me dhunë të librit shqip, dhe revista letrare me një traditë tridhjetëvjeçare. Anatemuan dhe vazhduan me përndjekjen e shkrimtarëve shqiptar të padëgjueshëm, duke themeluar shoqata partiake kulturore – artistike: Shoqata e Klube të Shkrimtarëve Shqiptar edhe nëpër katunde, duke përkrahur artistë partiak pa talent dhe bagazh kulturor. Që, nuk i njeh nëna e tyre, e ku më katundi, ose qyteti. Pavetëdije, se: çdo fillim i mbrapshtë partiak, e ka edhe fundin e vet pas shtëpie mes hithërave. Nuk e kam fjalën vetëm për kulturën shqiptare, por edhe arsimin. Themelet e një shoqërie, shteti të “përbashkët” me vite i shtruar për shërim në spitalin Evropian.

Sulmi me argatë partiak politik i “vëllazërim – bashkimit”, që i bëhet sot tinëz pas shpine arsimit, Kulturës dhe Letërsisë Shqipe nëpër institucionet e shtetit të “përbashkë”, është me Kancer politik Malinje dhe Metastaza partiake. Kultura dhe Letërsia Shqipe, e mbijetoi “armikun e padukshëm” Koronavirusin, Pandeminë me masa qeveritare. Patjetër, do ta shërojë edhe këtë Kancer politik Malinje agresiv me Metastaza të partive politike Neokomunsite..

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KALOSH-CELIKU

SHKUPI I MBULUAR ME FEREXHEZEZA

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

Ridvan Ismaili

Kush e ka besuar se…

Arben Fetai

Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika

zgjedhje-22333-800x445

Si kanë votuar shqiptarët në 10 vitet e fundit në Maqedoni? (ANALIZË)

ben blushi

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

furkan arrestimi

Si u bë gazetari Furkan Saliu shënjestër e dezinformatave dhe propagandës në media?

arsim zekolli2

Debatet televizive zbuluan ndërlidhjen e nëntokave mes Maqedonisë shqiptare dhe Kosovës

lindja mesme iran irak izrael

Pse Irani sulmoi Izraelin – dhe pse janë armiq?

INFO

NA NDIQ