Kandidatët për president ja ku do të zhvillojnë tubimet

0

Kandidatët për president të shtetit edhe sot në suaza të fushatës do t’i prezantojnë programet e tyre zgjedhore në takimet dhe tubimet me qytetarët.

Në ditën e 16-të të fushatës, kandidati Blerim Reka i mbështetur nga ASH dhe BESA do të ketë një bashkëbisedim me qytetarët në Shkup.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë tubime në komunat e Shkupit, Aerodrom dhe Gazi Babë.

Kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski do të jetë në tubim në Gostivar. Pendarovski paraprakisht do të takohet me qytetarët e Vrapçishtit, Mavrovës, Rostueshës, Qendrës Zhupë, Dibrës dhe Kërçovës.

Fushata filloi më 1 prill dhe do të zgjatë deri më 19 prill, pas çka do të vijojë heshtje 24-orëshe zgjedhore para ditës së zgjedhjeve në rrethin e parë të caktuar për më 21 prill. Të tre kandidatët presidencial premtuan fushatë korrekte dhe të qetë dhe vizita në pothuajse të gjitha vendbanimet.(INA)