Kandidatët për rektor në UT prezantuan platformat e tyre, kush ma i miri (FOTO)

Picture of INA
INA

15/06/2023

Në Amfiteatrin “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi” të Universitetit të Tetovës, sot, kandidatët për Rektor, para stafit akademik dhe studentëve i prezantuan programet e tyre të punës për mandatin 3-vjeçar, 2023 – 2026.

Kandidatët, Prof. Dr. Bashkim Ziberi, Prof. Dr. Dervish Alimi, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Prof. Dr. Myqereme Rusi, para të pranishmëve në auditor i shpalosën në detaje platformat e tyre programore për mandatin e sipërpërmendur.

Ata gjatë prezantimit u fokusuan te zhvillimi akademik dhe sigurimi i cilësisë, mirëqenia e studentëve, kërkimet shkencore, bashkëpunimi me universitetet vendore, rajonale dhe ata ndërkombëtare, rritja e prestigjit ndërkombëtar të Universitetit, vijimin e investimeve në infrastrukturën universitare, kyçjen e studentëve në projekte të ndryshme ndërkombëtare, rritjen e numrit të studentëve përmes krijimit të programeve të reja studimore, rritjen e përgjegjësive sociale dhe angazhim sa më të madh me komunitetin, krijimin e instituteve të reja në kuadër të fakulteteve, si dhe shumë projekte të tjera me rëndësi.

Po ashtu, nga kandidatët u theksua se orientimi i Universitetit të Tetovës do të mbetet drejt realizimit të aktiviteteve kërkimore shkencore, si dhe avancimit në fushën e teknologjisë informatike dhe të digjitalizimit.

Të gjithë kandidatët u deklaruan se, në rast të zgjedhjes së tyre Rektor i Universitetit të Tetovës, do të angazhohen që të punojnë me nder dhe përkushtim të plotë dhe se do të vihen në shërbim të studentëve, të stafit akademik dhe Universitetit të Tetovës në tërësi.(INA)

Kliko foto më shumë KËTU

TË FUNDIT
2 orë
Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë
3 orë
Formimi i Qeverisë, VMRO-DPMNE sot negociata edhe me ZNAM
3 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
3 orë
Inspektorati i Gjuhëve nga tani do të mbikëqyrë bankat nëse (nuk) e respektojnë gjuhën shqipe
17 orë
VMRO dhe VLEN vazhdojnë në ndarjen e "kulaçit" qeveritar, në tryezë edhe dogana, MEPSO dhe Ndërmarrja e Rrugëve

ME TE LEXUARA

18 orë
Përkujtohet 178-vjetori i lindjes së Naim Frashërit
3 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
Maqedoni, mbi 12 mijë qytetarë këtë fundjavë për pushime në Greqi
18 orë
Festohet ditëlindja e “shokut Tito” në Maqedoni, prezantuan edhe shqiptarë!
3 orë
Formimi i Qeverisë, VMRO-DPMNE sot negociata edhe me ZNAM

LEXO MË SHUMË

fronti evropian

Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

Maksim Dimitrievski

Formimi i Qeverisë, VMRO-DPMNE sot negociata edhe me ZNAM

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

banka sportel

Inspektorati i Gjuhëve nga tani do të mbikëqyrë bankat nëse (nuk) e respektojnë gjuhën shqipe

vmro vlen negociata

VMRO dhe VLEN vazhdojnë në ndarjen e “kulaçit” qeveritar, në tryezë edhe dogana, MEPSO dhe Ndërmarrja e Rrugëve

makine elektrike studentet

Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore (VIDEO)

nano ruzin

Nano Ruzhin: Mandatari pa vizion të qartë

Drejtesi gjyqi prokurori

Maqedonia e Veriut në hall për gjykatës, qytetarët me vite kërkojnë epilog për lëndët tyre

fronti evropian

Fronti Evropian parashtron ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

INFO

NA NDIQ