Kandidatët shqiptarë nuk sigurojnë vend në Parlamentin e Greqisë

INA
INA

23/05/2023

Një skenë e re politike formohet pas rezultateve të zgjedhjeve të djeshme parlamentare në Greqi, me fitoren e thellë të partisë qeverisëse Demokracia e Re, që ka tejkaluar çdo parashikim, madje edhe të exit polls.

Humbje e rëndë e opozitës SYRIZA, rritje e partisë së tretë PASOK dhe të Partisë Komuniste të Greqisë.

Pesë parti greke kanë siguruar mandate për në parlamentin e ardhshëm grekë, në raundin e parë të zgjedhjeve.

Kryeministri Mitsotakis sot do të takohet me presidenten e Greqisë për të marrë një urdhër të ri të formimit të qeverisë që mesa duket do të jetë qeveri teknike, për të drejtuar vendin në raundin e dytë zgjedhor, siç parashikon procedura, që po zbatohet për herë të parë në vend.

Një ligj i qeverisë SYRIZA që sot rezulton në një autogol, përsa i përket formës së numërimit së votave dhe ndarjes së mandateve.

Gjatë ditëve të ardhshme e pa humbur kohë pritet që Kryeministri Mitsotakis të kërkojë akte të përshpejtuara në formimin e qeverisë e betimin e parlamentit të përkohshëm, me qëllim që të arrihet një raund i dytë në 25 qershor. Në rast se afatet kohore tejkalojnë sa parashikon kushtetuta greke, atëherë raundi i dytë do të zhvillohet në 2 korrik.

Këto pritet të shpallen nga vetë Kyriakos Mitsotakis gjatë ditës së sotme.

Klimë e rëndë në SYRIZA dhe mbledhjen e përgjithshme të krerëve të partisë sot, pas rezultateve katastrofale. Një reformë e brendshme e thellë kërkohet në opozitën greke të Aleancës Progresiste, që nuk ka arritur të bindë për një koalicion të mundshëm qeveritar. Pikërisht ky është edhe vlerësimi i parë i humbjes së thellë, mungesa e një koalicioni që do të mundësonte zbatimin e një programi të sigurt qeverisës 4 vjeçar, me stabilitet e progres.

Populli grek, megjithë trajtimin e pandemisë, shifrën e lartë të të vdekurve pavarësisht lockdown të egër e më të gjatë të Europës, aksidentin më tragjik të historisë hekurudhore të vendit në Tembi me 57 viktima, zjarret e katastrofa ekologjike në ishullin Evia, Atikë e nëpër Greqi, shtrenjtësinë e jashtëzakonshme që po rrënon çdo ditë ekonominë familjare, ka votuar gjithsesi një tjetër mandat të qartë për partinë konservatore të djathtë “Demokracia e Re”.

Në raundin e dytë pritet veçse konfirmimi i këtij urdhëri të qartë.

Përsa i përket kandidatëve shqiptarë, duhen përgëzuar për fushatën me mjete modeste e mbështetje vetëm morale nga partitë përkatëse, por që me shumë guxim e plot sakrifica kanë arritur të renditen denjësisht ndaj mjaft kandidatëve grekë, që padyshim gëzojnë tjetër rreth të gjerë miqësor e familjar në vend.

Sot komuniteti shqiptar numëron rreth 10000 vota, e konsiderojmë arritje emocionale, herën tjetër do të shumëfishohen.

Kandidatët shqiptarë arritën të sigurojnë këto rezultate:

-Antilian Koxhaj SYRIZA 3141 vota

-Viola Makrina Kosti SYRIZA 2802 vota

-Angjelos Dhionisis Jahollari SYRIZA 999 vota

-Niko Bilika Pasok 822 vota

-Fatos Malaj-Pasok 746 vota

-Pati Vardhami Mera 25 (Diem 25) -1261 vota

-Sidorela Kalthi Partia Komuniste 152 vota

Lexo edhe: Sot Greqia voton/ Për herë të parë në garë 7 kandidatë shqiptarë

*

Shifrat deri sot paradite, pjesëmarrje 99,65%, vota të pavlefshme 2.61%

Demokracia e Re 40.79% -146 deputetë

Syriza 20.07% -71 deputetë

PASOK 11.46% -41 deputetë

Partia Komuniste Greke-7.23% 26 deputetë

Zgjidhja Greke 4.45% -16 deputetë

huazuar: diasporashqiptare.al

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zvicra

Zvicra, vendi më tërheqës për të bërë biznes

Vucic-Macron

Paralajmërimi i Vuçiqit: Franca do ta shtyjë vendimin e 16 majit

aksident gjermani kamion

Aksident i rëndë në Gjermani, shoferi i kamionit nga Maqedonia

policia kroaci kroate

​Shqiptarja që fshehu aksidentin me dy të vdekur në Kroaci (FOTO)

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Atentat shqiptarit në Spanjë, 33-vjeçari qëllohet me 5 plumba në një qendër tregtare – zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

EMRAT/ Ja kush janë ambasadorët dhe emisarët e rinj të BE-së në Ballkanin Perëndimor

flamur-nju-jork

SHBA/ Më 19 maj në New York mbahet panairi i tretë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

valle mergimtar flamuri kuq e zi diaspora

Po vazhdon regjistrimi online i Diasporës, përmes eDiaspora

mafia serbe

Aktivitetet kriminale të mafias serbe në Zvicër

INFO

NA NDIQ