Kandidati për kryeministër Zyberi: Nuk kërkojmë hise të huaj, kërkojmë hisen tonë!

0

Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës zgjedhore për Parlamentaret 2020, ka mbajtu tubim tek Ura e Gurit në Shkup, ku të pranishëm ishin edhe kreu i partisë Ali Ahmeti si dhe kandidati i nominuar për kryeministër, Naser Zyber, i cili tha se misioni që integristët kanë marrë nuk është i lehtë por kjo nuk do të thotë se nuk mund të realizohet

“Është i realizueshëm pasi përcaktimi jonë për barazi nuk duhet të jetë hendikep por duhet të jetë përparësi, përcaktimi jonë për ta bashkuar këtë vend dhe këto popuj duhet të gjej mbështetje dhe përkrahje  edhe tek të tjerët. Nuk ka kërkesë më të çiltër dhe të sinqertë se sa kërkesa për barazi prandaj neve ky motiv na udhëheq dhe sukseset tona janë të padiskutueshme. Siç është i  padiskutueshëm fakti që viti 2001 ishte vit i thyerjeve të mëdha dhe kthesës së madhe për  ardhmërinë e këtij vendi. Viti 2001 definitivisht e vendosi në themele të reja këtë vend dhe ndërtojë një shoqëri ku të gjithë do të ndjehen rehat si në shtëpi të vetë”, tha Zyberi.

Gjatë fjalimit të tij, kandidati për kryeministër Zyberi shtoi se mbështesin politikat që e përforcojnë këtë vend e ndërtojnë këtë vend, politika që  hapin perspektiva dhe  horizonte si në arenën ndërkombëtare dhe ato euro-atlantike.

“Kjo është përparësia jonë, se ne jemi koherent me këto vlera, ne nuk duam që ta shkelim tjetrin por duam që ta mbrojmë vetveten, nuk kërkojmë hise të huaj kërkojmë hisen tonë, hisja jonë nuk është në kundërshtim me të tjerët por hisja jonë është një gur themeltar që forcojnë barazinë dhe sigurinë e këtij vendi. Shqiptarët historikisht janë të njohur se dinë të shtrijnë dorë pajtimi, shqiptarët janë të njohur se janë në krah të vlerave dhe progresit të vlerave demokratike dhe në emër të këtyre vlerave i ftojë gjithë qytetarët se kjo ide është shumë më e madhe se  Naser Ziberi se Ali Ahmeti se BDI-ja, kjo ide ësht gjithë shqiptare kjo ide është për gjithë vendin për qytetarët prandaj na bashkoheni në ide jo në konkurrencë,” përfundoi Zyberi.