Kandidatja e PD padit në KQZ Ogerta Manastirliun për shkelje të Kodit Zgjedhor

Kandidatja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka paditur në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për shkelje të Kodit Zgjedhor për zyrat elektorale.

Vokshi thotë se Ogerta Manastirliu, e cila mbulon Njësinë 9 në Tiranë, ka hapur 2 zyra elektorale pranë objekteve të përcaktuar si qendra votimi.

“Është një akt i paligjshëm që synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit. I bëj thirrje KQZ që të mos bëhet palë me PS, por të verifikojë çdo shkelje të ligjit dhe të urdhërojë Policinë Bashkiakë t’i mbyllë këto zyra”, tha Albana Vokshi. /tvklan.al