Kandidatja për kryeministre në Tajlandë lind dy javë para zgjedhjeve

Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/05/2023

Në prag të zgjedhjeve në Tajlandë , Paetongtarn Shinawatra ka sjellë në jetë djalin e saj.

36-vjeçarja Paetongtarn, e cila është vajza më e vogël e ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, postoi një foto të tij dhe djalit të saj në rrjetet sociale të hënën. Siç tha ajo, do të flasë për media sapo të rifitojë forcat.

Sondazhet e vendosin atë të parën ose të dytën në preferencat e qytetarëve , falë edhe reputacionit të mirë që ka ende i ati në zonat rurale në veri dhe veriperëndim të vendit.

Partitë e lidhura me familjen e saj kanë fituar shumicën e vendeve në çdo zgjedhje që nga viti 2001, megjithatë ato kundërshtohen nga ushtria.

Babai 74-vjeçar i kandidates u rrëzua në një grusht shteti në vitin 2006 dhe motra e tij, gjithashtu kryeministre, në një tjetër grusht shteti në vitin 2014. Të dy tani jetojnë në mërgim të vetë-imponuar larg vendit.

Paetongtarn mohon se qëllimi i saj është që babai i saj të kthehet në Tajlandë. Edhe pse ajo ka një shans të madh për të fituar, është e vështirë – nëse jo e pamundur – të marrësh mbështetjen e saj nga 250 senatorët e emëruar nga ushtria, të cilët kanë një rol në zgjedhjen e kryeministrit./OraNews.tv

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dokumente pasaporta

Qytetarët e Shkupit mund të kontrollojnë online nëse pasaporta e tyre është gati

termet

Tërmet në afërsi të Ulqinit

Talat Xhaferi

Xhaferi në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor të BERZH-it

Partite politike BDI vlen ash pde lp pdsh

Cilat janë emrat e kandidatëve për deputetë të partive në njësinë e dytë zgjedhore?

partite politike shqiptare VLEN BDI Populli PDSH ASH Sela PDE

Partitë gati emrat për deputetë në njësinë e parë zgjedhore, kush me kë?

kuvendi-i-rm-dasdasd-800x445

Partitë a do të heqin bërrylat për profesionistët dhe shoqërinë civile në listat për deputetë

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Maqedoni/Mjekët punësohen nëpërmjet partisë ose kritereve tjera

Glauk Konjufca

Konjufca: Serbia është e gatshme t’i shtyjë planet e Putinit për destabilitet e luftë në rajonin tonë

supermarketet-800x445

Qytetarët blejnë vetëm produktet e nevojshme dhe kanë frikë nga një rritje e re çmimi

INFO

NA NDIQ