Kandidatja VIP nga Parisi dhe Big Brather!

INA
INA

21/01/2024

Nedai Shaholli

(Qyfyre bulevardi)
Me të filluar Big Brather që thoni ju more shokë, u alarmua bota shqiptare nga ishin e nga s’ishin çupëlinat dhe djemkat nga vendi dhe ata nga semaforët e perëndimit ja befën drejt e në Tiranë në haremin e kurvërisë në Top Channel, ku secila nga VIP zuskat dhe pushtët e përzgjedhur do të garojnë ashpër si hienat në luftën e tyre për mbijetesë për ta fituar vendin e parë të këtij edicioni.
Përmes ketij programi çthurës që vetëm vlera kulturore dhe artistike nuk promovon, oligarët e medias dhe producentët shqiptarë duan ta kapërcejnë Europën për nga banaliteti përmes këtyre emisioneve degjeneruese për shoqërinë shqiptare.
Të gjithë kemi dashur të behemi si Europa një ditë dhe të ndajmë ato vlera kulturore dhe demokratike që ajo i posedon me shekuj, por jo të ndajmë mes nesh antivlerat dhe bërsirat e Europës si vlera dhe modernizëm nëpërmjet promovimit të kurvërisë duke na shitur si vlera europiane!
Sigurisht që në mesin e këtyre VIP-ave ka dhe artistë që nuk do të performojnë vlerat e tyre artistike por, thjesht duan të rrëmbejnë zemrat e publikut shqiptar për ta fituar këtë garë si fitues të këtij edicioni jo vetëm për para por edhe për famë dhe prestigj.
Këtë radhë more shokë nga Parisi është nisur një transgjinore VIP Liza, apostafat në haremin e Top Channel, për të konkuruar në mesin e të përdalave dhe të përdalëve në garën e fortë të kësaj sherrnaje të kurvërisë “legjitime” të sponsorizuar nga media dhe me miratimin e heshtur të qeverisë nga një palo kryeministër nudist, që të promovojnë kurvërinë si “emancipim dhe modernizëm” në demokracinë liberale e cila po sjell vetëm degjenerim të shoqërisë shqiptare!

Haremi i Top Channel-it që thoni ju more shokë, është një mundësi dhe një rast i mirë për gjithë ata të përdalët dhe të përdalat të ashtuquajtur VIP, të promovojnë përvojën e tyre seksuale brenda këtij haremi nëpër dhomat e gjumit jashtë kamerave për publikun, qoftë edhe për një javë, duke na treguar artin e ngashënjimit mes tyre si forma më e ulët e degjenerimit jashtë çdo etike dhe morali mes imoralëve aty brenda.
Që thoni ju more shokë mbase ky është edhe mesazhi i “vëllait të madh” në demokracinë liberale të shoqërinë shqiptare, ku qindra mijëra në mos edhe më shumë shikues shqiptarë të vardisur keq pas këtij emisioni imoraliteti, kanë hapur kokërdhokët e syve çdo natë për t’i përcjellur zënkat dhe luftën mes imoralëve dhe imoraleve në betejën që ata do zhvillojnë për vendin e pare me çdo kusht, qoftë edhe për ta “shitur prapanicën” e tyre vetëm e vetëm për të rrëmbyer trofeun e këtij edicioni si fitues i radhës dhe si imorali dhe imoralja e vitit!
Një ditë të mbarë!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

julian deda

Gjygji i banorëve të BBV, Juli: Në qoftë se kam bërë vetëm unë gabime, pranoj të dal nga shtëpia

ilnisa meritoni

Momente romantike mes Ilnisës dhe Meritonit: Je dashuria ime!

Screenshot_2024-02-26-21-51-50-234_com.facebook.katana-edit

Sara në krevatin e Meritonit, acarohet Ilnisa: Pse e lejove

grida duma

Letra e djalit që përloti Grida Dumën

WhatsApp-Image-2024-02-26-at-15.19.55-750x510-1

“Mos na bëhet xheloz Bardhi”, fillojnë afrimet e para mes Silvit dhe Sarës

Screenshot_2024-02-26-13-23-03-443_com.instagram.android-edit

Luiz në detyrën e policit niset në aksion (video)

luiz-ejlli1

Rrezikon deri në 4 vite burg. Ja kur do të japë vendimin gjykata për Luiz Ejlli

stresi

Konflikt jashtë? Stresi flet për raportet me Romeo Veshajn

heidi

Heidi për Romeon: Unë jam rëndë, kam rënë brenda

INFO

NA NDIQ