Kandidatura për lider të LSDM-së do të parashtrojnë Filipçe, Petrovska dhe Despotovski

Picture of INA
INA

05/06/2024

Kandidatura për kryetar të LSDM-së gjatë ditës së sotme pritet të parashtrojnë ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputet aktual, Venko Filipçe dhe ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputete aktuale, Sllavjanka Petrovska.

Kandidaturë do të parashtrojë edhe drejtori aktual i ZZHTI-së, Jovan Despotovski pasi që sot para mediumeve do ta shpalosë programin e vet.

“Fillim i ri, LSDM e re është programi me të cilin e kërkoj mbështetjen për kryetar të LSDM-së. Në fokus të këtij programi janë njerëzit. Ky program bashkon, ndërkaq nuk favorizon, dhe në të cilin do të ketë vend për të gjitha propozimet dhe idetë e njerëzve të cilët sinqerisht do të investojnë në LSDM-në e re për ta ngritur integritetin dhe për të përfituar vendin që e meriton”, qëndron në ftesën për konferencë për shtyp të Despotovskit.

Në mediume, si kandidat i mundshëm për vendin e liderit në LSDM përmendej edhe drejtori aktual i Drejtorisë së doganave, Stefan Bogoev, por deri më tani nuk ka vërtetim zyrtar.

Procedura për kandidim filloi më 31 maj dhe zgjatë deri nesër. Të drejtë kandidimi kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së të cilët i përmbushin kriteret dhe vlerat, normat morale dhe etike.

Për kandidat për kryetar të LSDM-së mund të kandidojël personi me së paku pesë vite anëtarësim në LSDM i cili së paku njëherë ka qenë i zgjedhur nga ana e Kongresit të LSDM-së për anëtar të ndonjërit prej organeve të partisë.

Këshillat brendapartiak janë caktuar për më 30 qershor, ndërsa pasojnë pas dorëheqjes së liderit Dimitar Kovaçevski, i cili pas humbjes në zgjehdjet parlamentare dha dorëheqje së bashku me kryesinë e partisë. LSDM të dielën, më 9 qershor do të mbajë edhe Kongres llogaridhënës ku do të analizohen shkaqet e rezultatit zgjedhor.

TË FUNDIT

Gjuriqi takon Grenellin: Epokë e re në marrëdhëniet me SHBA-në

Kështu festuan ‘Shën Valentinin’ Anita dhe Ramush Haradinaj (FOTO)

FOTO/ Katër banorë të rinj do të futen sonte në ‘BBVA4’

Çfarë e pret përpara në Madrid?

Barcelona mund të transferojë super yllin e Premier Leagues

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË