Kanë vazhduar punimet në rrugën Buhiç- Ilincë- Maxhere-Ranatoc

0

Kanë vazhduar punimet në rrugën Buhiç- Ilincë- Maxhere-Ranatoc. Në kuadër të projektit të Rikonstruksionit dhe asfatimit të rrugës Buhiç- Ilincë-Maxhere- Ranatoc tashmë kanë përfunduar punët në trasimin e plotë të rrugës, si dhe vendosjen e shtresës së zhavorrit deri në kufirin me Kosovën, lajmin e ka konfirmuar përgjegjësi i drejtoratit për infrastrukturë dhe çështje banesore, Xhelal Hasani.

Asfaltimi i rrugëve në vendbanimet e Malësisë së Preshevës ua bëjnë më të lehtë mënyrën e të jetuarit. Kjo do të jetë pjesë e programit politiko- social i pushtetit lokal në Preshevë për të mbajtur banorët në fshatrat e tyre dhe për tu krijuar kushte më të mira jetese ka thënë Hasani për portalin preshevacom.

Banorëve të këtyre vendbanimeve që tani dukshëm u janë përmirësuar kushtet e qarkullimit në këtë aks rrugorë në gjatësi prej 6 kilometrash./presheva.com