Kaos dhe pritje për autobusët e vonuar të NQP-së

Picture of INA
INA

21/10/2025

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale përfundoi, por nuk kaloi rrëmuja dhe pritjet e gjata e qytetarëve të Shkupit për autobusët e transportit publik të Shkupit.

Me orë të tëra edhe sot u prit nga qytetarët, për të gjetur një vend të lirë në autobusët e stërmbushur dhe të vonuar të NQP-së.

“Shkoj për në Llaskarcë, po, isha në pazare. A prite gjatë për autobus? Jo kanë ardhur më shpejtë. Si e komenton këtë rrëmujë? Çfarë të bëjmë një vjen e një jo, unë rrallë vij këndej jam pensionist. Deri në Saraj shkon me dyshin e pastaj? E pres 56-ten dhe atje pres gjysmë orë”, tha një qytetar.

“Ka gjysmë orë që e pres. Për ku udhëton? Udhëtoj për në Bojanë por ja që autobusi me numër gjashtë është në anën tjetër. E tani e pret këtu dyshin? Po, deri në Saraj. Edhe ai është vonuar sot? Po u vonua”, u shpreh një qytetar.

Disa qytetarë tjerë që ktheheshin nga puna, u ankuan për pritjet e gjata të mëngjesit të sotëm dhe të mesditës.

“Pritet gjatë po, diku gjysmë orë. Atje shkruante që do të vijë për dy minuta, 3 minuta por ja nuk janë të saktë. Pra në tabele shkruan diçka tjetër pritje është më gjatë. Po, ja ende nuk ka ardhur.” Si ta komentojmë kjo është e paqartë, e pakuptimtë, kjo nuk ndodh askund, për cilën arsye është kjo nuk e dimë por nuk kemi koment”, tha një tjetër qytetar.

Sipas informatave tona, të reduktuar janë edhe disa linje të transportuesve privat të NQP-së për shkak të borxhit që ndërmarrja ka ndaj tyre dhe pamundësisë për të mbuluar shpenzimet e tyre për qarkullim. Nga ana tjetër sipas qytetarëve, vonesa ka thuajse në të gjitha linjat e autobusëve të ndërmarrjes. Nga ndërmarrja e Qarkullimit Publik, nuk ka ndonjë reagim se me çfarë kapacitetesh funksionojnë dhe se perse janë krijuar pritjet në terren./ Alsat.mk

TË FUNDIT

Gruaja me mbulesë ishte bërë gati për të hyrë në Big Brother VIP Kosova 4, por e anuloi në minutat e fundit

Ambasada e SHBA-së në RMV: Lotaria e vizave DV-2027 ende nuk është hapur, kujdes nga mashtrimet

Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur

14 mijë euro i ka vetëm dhëmbët, kjo është banorja e BBVK që njihet për jetën luksoze

Big Brother VIP Kosova 4 hap dyert, këto janë banorët e parë

Sela: Mund të jem pjesë e Qeverisë, por kam tre kushte!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË