Kaos me faturat e energjisë elektrike, protesta më 25 shkurt

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15/02/2022

Oda Ekonomike Energjetike dhe kompanitë më 25 shkurt pritet të protestojnë para Qeverisë, ku do të përsërisin kërkesat dhe zgjidhjet e situatës me krizën energjetike.

Më 24 janar, Oda Ekonomike ka paraqitur kërkesa në Qeveri. Një nga kërkesat është shkarkimi i ministrit të ekonomisë, drejtorëve dhe kryetarëve të caktuar të kompanive dhe emërimi i ekspertëve në postet e tyre. Sipas tyre, me zgjidhjet e tyre do të mund ta shpëtojnë vendin nga kriza.

Oda thotë se shteti duhet të ndajë para nga buxheti për kompanitë për t’i ndihmuar në tejkalimin e krizës energjetike. Me probleme po përballen edhe kompanitë nga industria e tekstilit, furrës dhe industrive të tjera. Andaj thonë se duhet subvencionim urgjent për energjinë elektrike.

Kryetari i kësaj Ode, Gjorgji Manaskov, sqaron se shteti mund të falimentojë, sepse totali i borxheve të kompanive energjetike është mbi një miliard euro.

“Nëse Qeveria dhe ESM-ja do të na dëgjonin dhe në gusht do të blinin energjinë elektrike me 90 euro për megavat orë, do të shpenzonin 350 milionë euro, do t’i shpëtonin kompanitë energjetike nga humbjet dhe borxhet dhe nuk do të kishte krizë energjetike. Tani, humbjet totale të kompanive energjetike janë mbi një miliard euro dhe do të rriten më tej sepse kriza energjetike nuk do të përfundojë nesër”, tha Manaskov për gazetën “Veçer”.

Por sipas ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, vendi deri më tani ka shpenzuar 170 milionë euro për krizën energjetike, ndërsa vendet fqinje kanë dhënë shumë më tepër.

“Aktualisht në Maqedoni nuk ka kufizime, nuk ka goditje çmimesh për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Jam krenar për gjithçka që kemi arritur deri më tani dhe nuk kemi shpenzuar nga buxheti. “Nëse krahasojmë me Serbinë, Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën apo vendet e tjera fqinje, të cilat vetëm në këto muaj kanë shpenzuar miliarda, ne nuk kemi shpenzuar plotësisht as 170 milionë euro”, tha Bekteshi.

Përveç qytetarëve dhe kompanive, për faturat e larta të rrymës ankohen edhe institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike dhe komunat, të cilat për rrymë kanë mbi 20 milionë euro borxh. Borxhi është bërë vitin e fundit, pasi çmimi i energjisë elektrike pati një rritje të madhe mbi 100 për qind në bursat botërore. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

selanik

Delegacione afariste nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të mbajnë takim në Selanik më 13 qershor

ZEQIRIJA-IBRAHIMI-696x462-696x430-1

Ibrahimi: Pavarësisht se kush me kë e bën qeverinë, me rëndësi është ta pensionojmë BDI-në

mickoski ali ahmeti

Mickoski i’a kthen porosinë Ahmetit

uck-vrasje

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

zgjedhje maqedoni

Në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues

xavi cavi

Xavi nuk përmbahet për humbjen në El Clasico: Është e vetmja gjë që kërkova para ndeshjes

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale, në mesnatë heshtja zgjedhore

zgjedhje maqedoni

Diaspora nesër voton, ja sa janë paraqitur edhe pse atje ditë pune

shtabi vlen

Demolohet shtabi i VLEN në Lagjen e Trimave në Kumanovë

INFO

NA NDIQ