Kaos në Këshillit Gjyqësor Republikan në Maqedoninë e Veriut

Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/05/2023

Një tjetër përpjekje e Këshillit Gjyqësor Republikan në Maqedoninë e Veriut për të zgjedhur kryetarin e ri, por që edhe ajo dështoi sot.

Pas shkarkimit javën e kaluar të kryetares Vesna Dameva, nënkryetari i këtij Këshillit që ka marrë drejtimin e përkohshëm sot ka shtyer mbajtjen e seancës pa sqaruar arsyet.

“Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se seanca e 439-të emergjente, e caktuar për 02 maj 2023 (e martë) në ora 11:00, shtyhet. Për ditën dhe orën e takimit do të bëhet një njoftim”, thonë Këshilli Gjyqësor, duke mos dhënë asnjë sqarim shtesë.

Ekspertët për çështje juridike dhe kushtetuese thonë se shkarkimi i Damevës nga shumica e anëtarëve të Këshillit është i paligjshëm. Ministria e Drejtësisë pret përgjigjen dhe procesverbalin nga seanca e fundit kur i shkarkua Dameva, për të vlerësuar më pas se në çfarë mënyre do të ndërhyjnë në punën e Këshillit.

Ish-kryetari i Këshillit Gjyqësor Zoran Karajovski në një intervistë për TV24 thotë se është e diskutueshme nëse Dameva është shkarkuar apo jo ligjërisht, por ai mendon se Kryetari i Gjykatës Supreme dhe Ministri i Drejtësisë duhet të ulen në të njëjtën tryezë me anëtarët e këshillit dhe të gjejnë një zgjidhje.

Shkarkimi i Damevës shkaktoi bujë reagimesh në opinion, në radhë të parë nga komuniteti i ekspertëve ligjor, të cilët theksuan se shkarkimi i saj, që ende nuk është publikuar as në gazetë zyrtare, është në fakt i paligjshëm sepse është në kundërshtim me Rregulloren e Punës. Këshilli Gjyqësor, sipas të cilit presidenti nuk mund të shkarkohet, por fillimisht duhet të inicohet një procedurë disiplinore për shkarkimin e një anëtari të këshillit gjyqësor.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar Osmani

Instituti “Arben Xhaferi”: Bujar Osmani ka shkelur ligjin shtatë herë radhazi brenda një viti duke i mbajtur të fshehura shpenzimet e tij si Ministër i jashtëm

Kamionet-1-520x360-1

Pasaporta më shpejt për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

Qeveria talat xhaferi

Qeveria konstatoi dhe miratoi tekstin e Strategjisë kombëtare për zhvillim 2024-2044

naim-bajrami

Krahu i Selës i ASH-së vetë apo koalicionim për zgjedhjet, flet Bajrami

Ageler

Ageler: Diskursi i fushatës të fokusohet në çështje esenciale, jo në sulme personale

IMG_9337

Banorët e nisin vetë shkollën shqipe në Nerovë të Krushevës

Arben Taravari

Taravari: Faliminderit, në një kohë rekord nënshkruat për kandidaturën time për President!

urim etemi bilall kasami

Kasami prezanton prurjen e radhës në Lëvizjen BESA

lsdm mitrevski kovacevski zecevic kryesia

LSDM dorëzon në Kuvend propozim-ligjin kundër rritjes së pagave për funksionarët

INFO

NA NDIQ