Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozitarët “barrikadojnë” foltoren (VIDEO)

INA
INA

02/11/2023

Deputetët e opozitës së Kuvendit të Shqipërisë kanë krijuar kaos pa nisur seanca e paraparë për të enjten. Raportohet se ka pasur përplasje mes ligjvënësve demokratë dhe punonjësve të Gardës të cilët kanë rrethuar ambientet e Parlamentit.

Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale nga ish-kryeministri Sali Berisha, shihet se ligjvënësit demokratë kanë përmbysur karriget përpara foltores së Kuvendit.

Edhe në mbërritjen përpara parlamentit, Berisha paralajmëroi se këtë të enjte nuk do të ketë një seancë plenare normale në parlamentin e Shqipërisë.

“Parlamenti është vendosur nën shtetrrethim, është vendosur në shtetrrethim! Ky është si të ishte parlamenti i Koresë së Veriut, parlamenti i Bjellorusisë , parlamenti i vendeve diktatoriale. Është i rrethuar nga të gjitha anët nga forca të shumëllojta të cilat dëshmojnë frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga opozita e pathyeshme, nga opozita e cila po mbron Kushtetutën dhe për rrjedhojë interesat e çdo qytetari shqiptar”, ka thënë Berisha./ euronews.al

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Liridona ademaj

​“Ndal femicidit, drejtësi për Liridonën”, sot mbahet një marsh-protestë në Tiranë

silvio gonzato

Emërohet ambasadori i ri i BE-së në Shqipëri

tritan shehu

Shehu: Kur Lavrov foli, ministri i Ramës qëndroi në sallë!!

Micotakis Rama

Gazeta italiane: Greqia bllokon Shqipërinë për shkak të Çamërisë! Ja pse duhet të flasim për persekutimin e shqiptarëve

vlora

Sot, dita e flamurit “me yll”: cili është “Nëntori i Dytë” komunist me skenar nga Kadare?

parada tirane

Kush është personi që imitoi Skënderbeun në Paradën e 111 vjetorit të Pavarësisë? (VIDEO)

vlora

Sot 29 Nëntori, dita e Çlirimit të Shqipërisë, politika feston e ndarë

Erald Kapri

Kush e financoi shpalljen e pavarësisë? Flet historiani i njohur shqiptar (VIDEO)

valle mergimtar flamuri kuq e zi diaspora

Surprizë e veçantë në Aeroportin e Tiranës/ Turistët e huaj kërcejnë vallet shqiptare në festën kuq e zi

INFO

NA NDIQ