Kaos në Turqi, pacientët po lihen të vdesin në spitale, të tjerët po vjedhin ushqim nga marketet

Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/02/2023

Në Turqi vijon të mbizotërojë kaosi pas tërmeteve shkatërruese të së hënës. Pacientët e shtruar në spitalin shtetëror turk po “lihen që të vdesin” pasi stafet mjekësore janë larguar.

Nga ana tjetër, banorët e Antakya-s, pranë kufirit me Sirinë kanë nisur të plaçkitin supermarketet pasi janë lënë pa ushqim, një çati ku të fusin kokën apo ndihmë.

Ekipe vullnetare janë duke përdorur matrapikë dhe mjete të tjera pune në tentativë për të ndihmuar njerëzit e zënë poshtë gërmadhave.

Shumë njerëz në këtë provincë ndihen sikur janë harruar, dhe që nuk kanë marrë ndihmë dhe vijojnë të mos e marrin ndihmën.

Sa i përket spitalit, edhe pse ai është pjesërisht i shkatërruar, pacientët vijojnë të qëndrojnë në ambientet e tij.

“Ka ende pacientë aty brenda. Ka edhe të vrarë nga tërmeti, të tjerë kanë humbur jetën pasi nuk kanë marrë dot kujdes shëndetësor,” raporton gazetarja e Sky News nga vendi i ngjarjes.

Antakya është një zonë e varfër e Turqisë në të cilën ndodhen një numër i madh refugjatësh sirianë të mbetur të pastrehë nga lufta civile matanë kufirit.

“Ne jemi në periferi dhe pothuajse çdo ndërtesë këtu është prekur në një farë mënyre.

“Ne kemi parë turma njerëzish që plaçkisnin një nga supermarketet duke thënë se ata ishin të uritur, nuk kishin ku të qëndronin, nuk kishin shtëpi, pa ushqim dhe, më e rëndësishmja, nuk kanë marrë ndihma për momentin, ky është mesazhi i vazhdueshëm që po marrim nga njerëzit në këtë zonë”, tha një nga banorët.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Izraeli për çka i shpenzoi 1.5 miliardë dollarë për një natë?

lindja mesme iran irak izrael

Pse Irani sulmoi Izraelin – dhe pse janë armiq?

Antonio Guterres

Sulmet iraniane/ Shefi i OKB-së: As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një tjetër luftë

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Reagimet nga SHBA, Franca, Britania dhe Egjipti

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Izraeli: Do përgjigjemi ndaj çdo shteti që lejon kalimin e dronëve nga Irani

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Parlamenti i Ukrainës miraton ligjin e ri për mobilizimin ushtarak! Rregullore e ashpër për burrat, ja çfarë parashikohet

Biden

Biden premton mbështetje ‘të hekurt’ për Izraelin mes frikës së sulmit nga Irani

anije1

Tre armiqtë historik bëhen bashkë kundër Kinës në Paqësor

INFO

NA NDIQ