Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në Gjevgjeli kanë ndaluar shtetasin B.A.(42) nga fshati Bogorodicë i Gjevgjelisë.
Gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij në qytetin e Gjevgjelisë dhe në një objekt të braktisur në fshatin Bogorodicë, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 15 kilogramë marijuanë.
Personi është ndaluar në stacionin policor të Gjevgjelisë dhe pas zbardhjes dhe dokumentacionit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik, ndaj tij do të bëhet kallëzim nga neni 215 i Kodit Penal.