Kapen 220 kg drogë në Mal të Zi

Policia malazeze ka goditur një linjë të trafikut të marijuanës nga Shqipëria.

Autoritetet doganore në Podgoricë sekuestruan 220 kg marijuanë të fshehura në një kamion me fruta-perime i cili kishte kaluar nga dogana e Hanit të Hotit.

Në momentin që policia ka nisur kontrollin, shoferi është larguar me vrap duke mundur t’i shpëtojë policisë.

Mësohet se shoferi nuk është një shtetas shqiptar. Për këtë ngjarje ka nisur hetimet dhe policia shqiptare për të zbuluar itinerarin e ndjekur nga kamioni.