Këngëtarja e njohur Ronela Hajati duket se është në një fazë të re të jetës së saj personale. Së fundmi, ajo është parë në Toronto të Kanadasë në një ndeshje basketbolli, në shoqërinë e një mashkulli misterioz, që sipas burimeve, është i dashuri i saj, shkruan Iconstyle.al.
Ronela ndodhet prej më shumë se një muaji në Kanada, ku po kalon kohë pranë partnerit të saj të ri. Pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë këngëtaren duke shijuar atmosferën e ndeshjes, e qeshur dhe e relaksuar në krahët e të dashurit. Video është filmuar nga një shqiptare e cila jeton në Kanada dhe e ka pikasur Ronelën të ulur duke ndjekur ndeshjen.
Edhe pse Ronela nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike për lidhjen, duket se artistja po e mban jetën e saj private larg vëmendjes së mediave, por videot nga Toronto e kanë tradhtuar!Iconstyle.al.
![]()