Dje, rreth orës 15:00 në rrugën “Luboten” të Tetovës, policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë kanë arrestuar dy tetovarë, pasi u kapën me drogë – heroinë.
“Janë arrestuar J.S.(51) dhe B.L.(41), të dy nga Tetova pasi gjatë kontrollit u është gjetur heroinë. Ata janë mbajtur në Stacion Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit do t’u shqiptohet kallëzim përkatës në bazë të nenit 2015 të Kodit Penal për ‘prodhim të paautorizuar dhe lëshim në shitje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve’”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.