Kapen në flagrancë 3 hajna në Ferizaj, vlera e dëmit llogaritet të jetë 20 mijë euro

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23/01/2023

Mbrëmë, rreth orës 20:20 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, në Shkollën e Mjekësisë e cila është në ndërtim, ishte duke u kryer një rast i vjedhjes në proces.

Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe në flagrancë kanë kapur tre persona të dyshuar të cilët ishin duke vjedhur kabllo të instalimit elektrik të objektit.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, përkatësisht në Njësinë e Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të dyshuarit : F.K (M/K) i moshës 29, E.P (M/K) i moshës 21 vjecar dhe M.A (M/K) i moshës 20 vjeçar dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, njofton policia.

Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë” dhe vlera e dëmit sipas ankuesit përllogaritet të jetë njëzetmijë (20.000) euro.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia serbe vrasje serbi

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

Kurti

​Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve

Jorn-Rohde

Rohde, Serbisë: Shtensionoje situatën, menjëherë!

Kurti

Kurti: Lirohen 4 nga 5 policët e Kosovës të ndaluar në Serbi

bislimi-petkovic-lajcak

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

Peter Stano

BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

marshi

Marshit në Pejë i priu vajza e të ndjerës Gjyljeta Ukella

INFO

NA NDIQ