Dje në orën 10:20 në një restorant në Tetovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar J.D.(56) nga fshati Gajre të Tetovës nën dyshimin se ka kryer veprën penale “fajde”.
Gjatë kontrollit, punonjësit e policisë kanë ekzaminuar disa persona dhe tek 56 vjeçari janë gjetur dhe konfiskuar para në valuta dhe prerje të ndryshme, një listë borxhlinjsh dhe sende të tjera që dyshohet se kanë lidhje me një krim.
Më pas, me urdhër të gjykatës, në prani të avokatit, bashkëshortes dhe vëllait të tij, janë kontrolluar në dy banesa të tij në Tetovë, si dhe në shtëpinë e familjes në fshatin Gajre.
Në të njëjtën kohë, në një banesë në Tetovë dhe në shtëpinë në fshatin Gajre, janë gjetur para në valuta dhe prerje të ndryshme, fletore me lista të debitorëve dhe numra telefoni, tre laptopë, celularë dhe sende të tjera që dyshohet se janë të veprës penale.
I arrestuari mbahet në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.(INA)