Kapet grupi i hajnave në Shkup që grabisnin çanta dhe telefona celularë

0

Kallëzime penale dhe paraburgim për gjashtë grabitës nga Shkupi për plaçkitje dhe vjedhje të rënda në Aerodrom dhe Qendër. Grabitjet janë kryer nga 15 qershori deri më 8 korrik këtë vit, ndërsa kanë dëmtuar tetë persona nga Shkupi të cilët janë “lehtësuar” për rreth 3.500 euro.

Siç ka njoftuar MPB, Sektori i Punëve të Brendshme Shkup ka ngritur dy kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) – Shkup, i pari ku janë përfshirë personat N.S.(27), O.S. (22), dhe M.N. (29) dhe i dyti kundër personave S.B (31), A.Z(40), Е.А.(33), që të gjithë nga Shkupi, ndërsa për shkak të dyshimit se gjatë muajit të kaluar dhe fillimit të këtij muaji të gjithë kanë kryer gjithsej tetë vepra penale nga sfera e delikteve pronësore.

Policia ka kryer bastisje në shtëpitë e të apostrofuarve ku janë zbuluar gjësende nga veprat e kryera penale. N.S dhe O.S janë privuar nga liria dhe në bisedë zyrtare në stacionin e policisë që të dy kanë sqaruar mënyrën e kryerjes së veprave penale.

Në kallëzimin e dytë penal kundër S.B. А.Z. dhe Е.А. ata dyshohen për dy vepra penale- “vjedhje të rënda” të kryera në orët e mbrëmjes më 7-8 korrik në parkun e qytetit. Pasi me veturën e tyre janë parkuar tek vetura e cila ka qenë objekt i sulmit, kanë thyer dritaren e pasme ku nga vetura kanë marrë çanta, telefona celularë, kuleta, veshje të brenduar etj. Ata janë marrë në stacion policor, ndërsa është kryer edhe bastisje në shtëpitë e tyre ku janë gjetur gjësende të cilat ndërlidhen me veprat e kryera penale.

Komentet

komentet