Kapiteni i Shqipërisë pas barazimit me Serbinë: Më ka çuditur ky

Picture of Ina Online
Ina Online

08/06/2025

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka theksuar se ndeshja e sotme ndaj Serbisë kishte sjellë gëzim e mërzi.

“Keqardhja më e madhe? Barazimi është. Nëse sheh ndeshjen që kemi zhvilluar, jam i lumtur por edhe i mërzitur se besoj me atë penallti, nëse bëhej gol ndeshja mund të mbaronte 2 apo 3-0 për ne.

Nuk ishte fare e lehtë, sidomos me këtë tension e presion që jemi futur në ndeshje ndaj Serbisë. Kishte shumë dhe besoj se jam shumë i lumtur për të gjithë djemtë në fushë e pankinë, se vetëm kështu shkohet para, nëse luhet me këtë guxim e zemër, duke lënë gjithçka në fushë.

Për Shehun u befasova që kur e pashë herën e parë në stërvitje me Andorrën dhe i pyesja lojtarët ku ka luajtur se nuk e dija. Dhe thashë ka shumë për të ecur para nëse vazhdon e punon, por duhet respektuar të gjithë se dhanë gjithçka në fushë, Hysaj, Ajeti, Broja, Mitaj, të gjithë. Ekipi është kryesori, nëse do të ecësh para, ai është i pari, nëse ekipi bën mirë, mund të arrish më pas individualisht gjithçka.

Edhe mua më pëlqen të luaj ofensiv si jam mësuar te Atalanta, por duhen respektuar vendimet dhe taktika që vendoset.

Kemi lojtarë me cilësi, me Hoxhën e Brojën në krahë ishte rrezik që luajtëm ashtu. Por ata një kundër një mund të futen, i thashë nëse keni topin futuni dhe kështu ndodhi me Brojën me Pavloviç.

Mendoj se i kemi krijuar shumë vështirësi në të dytën edhe mund të rrezikonim më shumë me pasimin e parë të rrezikonim.

Por e kuptoj edhe tensionin e nuk deshëm të gabonim se janë të rrezikshëm, shpresoj të vazhdojmë kështu se vetëm kështu mund të arrish një ëndërr e shkosh në Botëror”, tha Gjimshiti për TV Klan pas ndeshjes.

TË FUNDIT

Zv/ministrja Sadiku sqaron statusin e shpërblimit për karateistin Berat Jakupi

ASH: Ministri Azir Aliu e nisi mandatin me spastrimin etnik të shqiptarëve në Komisionin Nacional për Diabetin

Arbër Ademi i reagon kryeministrit: Unë jam shqiptar, jam pjesë e këtij shteti dhe nuk kam ndërmend të hesht

Sllaveski: Nuk është turp puna shtesë për pagë minimale, edhe unë kam punuar në supermarket

Cila është pasuria e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu (DOKUMENT)

ASH-Taravari: Qeveria po e shtynë Ligjin për Përfaqësim drejt një agonie pa fund

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË