Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka: Jemi rritur, fitore e bukur ndaj Spanjës

Zvicra fitoi dje si mysafir kundër Spanjës me rezultat 2-1.Manuel Akanji dhe Embolo shënuan për Zvicrën, kurse Jordi Alba për kombëtaren e Spanjës, përcjell GazetaBlic Sport.

Granit Xhaka dhe Shaqiri luajtën nga minuta e parë në këtë ballafaqim.Pas ndeshjes, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ishte i lumtur me fitoren, por jo edhe me lojën e treguar.“Për mendimin tim, sot nuk treguam futboll të bukur”, tha futbollisti i Arsenalit.

“Por ndaj Spanjës është e vështirë të luash bukur. Në të kaluarën, Zvicra kishte krijuar dukshëm më pak raste ndaj kundërshtarëve të tillë. Në të kaluarën do të kishim humbur ndeshje si kjo”, përfundoi ai./GazetaBlic Sport